Policia shqiptare dhe italiane sekuestruan 605 kg marijuanë

Afërsisht 605 kg marijuanë është sekuestruar në afërsi të Leçes, e lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit.

 Sipas informacioneve zyrtare, në natën e ndërrimit të viteve, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza në patrullim kanë informuar njësitë e Guardia di Finanza në Pulia dhe menjëherë është ngritur avioni i Frontex duke patrulluar zonën detare ku nga radaret e QNOD ishte gjurmuar një mjet lundrues i dyshimtë.

Si rezultat është bërë e mundur kapja e një gomoneje rreth 6 metra më një motor fuoribordo i ngarkuar me lëndë narkotike që lëvizte në ujra ndërkombëtare.

Pas ndjekjes, në afërsi të Leces, GdF ka bërë bllokimin e gomones me dy skafistë në bord, konkretisht një shqiptar me inicialet A.Gj. 55 vjeç dhe një italian me inicialet A.D. 38 vjeç, si dhe është sekuestruar mjeti lundrues dhe ngarkesa prej 605,7 kg e dyshuar marijuanë.

“Të dhënat e tjera janë pjesë e sekretit hetimor pasi vijon shkëmbimi intesiv i informacioneve duke përfshirë edhe forcat policore malazeze”, njofton policia.

  Top Channel

Comment

*