Policja shqiptaro-amerikane në Nju Jork çarmatos të dehurin e rrezikshëm

Tre oficerë policie ndaluan një grup të dehurish në Bronx dhe i kontrolluan. Një prej tyre kishte një armë të paligjshme e të mbushur, që mund të shkrepej në çdo moment.

Mes tre oficerëve që u lavdëruan nga Komisariati 42 i NYPD-së (Departamtit të Policisë të Nju Jorkut) ishte edhe oficerja e policisë Hoxha, shqiptaro-amerikane, zv-presidente e Shoqatës Ilire të Oficerëve të Forcave të Rendit (Illyrian Society of Law Enforcement Officers).
Janë mbi njëqind shqiptaro-amerikanë që punojnë sot në institucione të rendit lokal, agjensive federale kundër krimit dhe atyre të sigurisë kombëtare.
(Ruben Avxhiu/Illyria)

Comment

*