Politika “ngec” te bllokimi i Drejtësisë

Në Shqipëri filluan procedurat për krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), organe të reja të reformës në Drejtësi.

Dorëzimi i listave të kandidatëve për anëtarë të këshillit prokurorial dhe gjyqësor pamundëson bllokimin politik të reformës në Drejtësi.

Tashmë Kuvendi i njeh si të zgjedhur anëtarët e këshillave prokuorialë dhe gjyqësorë nëse shkak i mospajtimeve politike dështon të votojë tri herë pa siguruar 2/3 e votave të deputetëve.

Krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor mundëson themelimin e menjëhershëm, të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Gjykatave Speciale dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit.

Gjithashtu janë ende në proces për votim në Kuvend nëntë ligje të reformës në Drejtësi.

Shqipëria beson që të shpërblehet me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian me zbatimin e reformës në Drejtësi dhe të procesit të “Vetting”-ut, ligji për rivlerësim/kontrollin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Comment

*