PPE: Të papranueshme ndryshimet arbitrare të Kodit Elektoral!

Politikani gjerman, anëtar i Parlamentit Europian dhe zëdhënës për Punët e Jashtme i Partive Popullore Europiane, Michael Gahler shpreh shqetësimin për kalimin e ndryshimeve kushtetuese në mënyrë të njëanshme.

Përmes një postimi në facebook ai shkruan se nuk mund të jetë e pranueshme për asnjë që qeveria Rama, e cila dëshiron hapjen e negociatave me BE, të ndryshojë në mënyrë arbitrare kodin elektoral.

Nëse kjo qeveri dëshiron vërtet hapjen e negociatave me BE, si mund të mos pranojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të monitorojë me kujdes veprimet e ardhshme lidhur me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.

U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane.“

Maxhoranca kaloi dje me votat e opozites se re ndryshimet kushtetuese të kundërshtuara nga PD e LSI.OraNews

Comment

*