Presidenti Biden viziton mikun e tij të vjetër, Bob Dole

Presidenti Joe Biden i ka bërë një vizitë sot ish-Senatorit Bob Dole që po përballet me një sëmundje të rëndë.

Veterani 97-vjeçar, një figurë e dashur për shqiptarët sidomos në Kosovë, është diagnostikuar së fundi me kancer në mushkëri të fazës së katërt dhe ka filluar mjekimin intensiv ditën e hënë.

“E kam mik të vjetër”, është shprehur presidenti demokrat që ka shërbyer për gati çerekshekulli me Bob Dole në Senatin Amerikan.

Republikani Dole dhe demokrati Biden janë përplasur shpesh gjatë shërbimit të tyre në Senat por edhe kanë bashkuar forcat si në rastin e qendrimit në mbështetje të Kosovës e Bosnjes në vitet 1990. Edhe pasi Dole u largua nga Senati, të dy janë bashkuar për të kërkuar hyrjen e NATO-s me trupa tokësore gjatë Luftës së Kosovës. (ruben.avxhiu)

Comment

*