Presidenti çek: “Nuk më pëlqen Kosova”

Beograd, 10 shtator 2019 – Presidenti çek, Milos Zeman, u dëgjua duke thënë se nuk i pëlqen Kosova, ndërsa takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, pas mbërritjes në Beograd, të martën, raporton Zëri i Amerikës.

Zeman ndodhet në Serbi për një vizitë dy-ditore që pritet të përqendrohet në përmirësimin e lidhjeve tregtare midis dy vendeve.

“Më pëlqen Serbia dhe populli serb”, i tha ai zotit Vuçiq, në Aeroportin e Beogradit, dhe shtoi me zë të ulët “dhe nuk më pëlqen Kosova”.

Vuçiq nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komentit të Presidentit Zeman, por u përgjigj “faleminderit shumë”.

Më vonë ata morën pjesë në një ceremoni për vendosjen e kurorës në Monumentin e Mbrojtësve të Beogradit 1914-1918.

Serbia nuk e njeh deklaratën e pavarësisë së Kosovës, por Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën.

(r.m.)

Comment

*