Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas njohjes me vendimin e tërheqjes së Mërgim Mavrajt nga kombëtarja, ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka dhënë një vlerësim maksimal për mbrojtësin që përfaqësoi denjësisht ngjyrat kuqezi për tetë vite me rradhë.
“Sot u njoha me vendimin e Mërgim Mavrajt për t’u tërhequr nga kombëtarja shqiptare. Lajme të tilla janë gjithmonë prekëse, sidomos kur bëhet fjalë për lojtarë të cilët kanë dhënë shumë për skuadrën tonë përfaqësuese.
Jam krenar për djem si Mërgimi, të cilët kombëtaren e kanë konsideruar si gjënë më të shenjtë. Siç u shpreh edhe ai sot, çdo gjë e ka një fund dhe vitet mbi supe kanë peshën e tyre.
Duke vlerësuar maksimalisht kontributin e tij për Kombëtaren kuqezi, dua t’i uroj shumë suksese Mërgimit në të ardhmen dhe sa më shumë mbarësi.”, – shkruan Presidenti Duka.fshf.org