Presidenti i Napolit e dëshiron Igli Taren për drejtor sportiv

Napoli (Itali), 30 prill 2018 – Skuadra e Napolit është shumë pranë humbjes së titullit të kampionit në Itali, pas disfatës ndaj Fiorentina, këtë fundjavë.

Prandaj, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, po mendon që në sezonin e ardhshëm të bëjë revolucion në ekip, duke i ndërruar disa lojtarë, trajnerin dhe drejtorin sportiv.

Sipas “calcionapoli24.it”, De Laurentiis synon që punën ta nisë me një blerje e bujshme. Bëhet fjalë për shqiptarin Igli Tare, i cili preferohet së tepërmi nga numri një i klubit të Napolit.

Sipas këtij portali, De Laurentyis ka nisur kontaktet e para mes Taren, për të diskutuar për kushtet e kontratës, transmeton OraNews.

Igli Tare konsidertohet çelësi i suksesit të Lazios. Sivjet, ai është zgjedhur drejtori sportiv më i mirë në Itali. (r.m.)

Comment

*