Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, një bisedë e hapur, me anëtarë të komunitetit shqiptar në New York

Në një takim të mbajtur me komunitetin shqiptar në New York, Presidenti Ilir Meta foli për një numër çështjesh që shqetësojnë shqiptaro-amerikanët.

Takimi u mbajt në restorantin e njohur Ben & Jack, Steakhouse, në zonën e Mesqytetit, në Manhattan, një lokal me pronësi e administrim shqiptaro-amerikanësh.

Botuesi  i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami i uroi mirëseardhjen Presidentit dhe e prezantoi me veprimtarët dhe biznesmenët e pranishëm.

Gjatë drekës së shtruar me këtë rast, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve dhe dëgjoi me interes komentet e tyre për tema të larmishme që nga marrëveshja e debatuar Kosovë-Serbi që mund të përfshijë korrigjim të kufijve, te kandidimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, të çështjet e njohura të kthimit të pronës në Shqipëri, votës së mërgimtarëve, njohjes së tragjedisë së Çamërisë etj.

Për çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit foli edhe Ambasadorja Besiana Kadare që shoqëronte Presidentin Meta në këtë takim.

Ndonëse biseda u bë kryesisht në shqip, Presidenti iu përgjigj edhe pyetje në anglisht nga aktivistët e njohur Skënder Perolli dhe Eduard Toptani.

Në fund të takimit u bënë edhe disa fotografi kujtimi e u premtua për takime të ngjashme në të ardhmen e bashkëpunime.

Për më shumë lidhur me këtë takim do t’ju njoftojmë në numrin e ardhshëm. (Ruben Avxhiu)

One Response to “Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, një bisedë e hapur, me anëtarë të komunitetit shqiptar në New York”

Read below or add a comment...

  1. dashamiridrff says:

    Pershendetje te nderuarit
    President I botes ,Shqiptare
    Mr.Ilir Meta,

    Pershendetjen Gazetes”Illyria” dhe botusit
    Mr Vehbi Bajrami
    Falenderojm pronaret e retorantit ben & Jack,
    per Kushner e krijuara per takimin.

    President I nderuar
    Mr.LIR META,
    Merton urimet me te Mira, eshte
    “Burre KOMBIT” pa asnje ekuivok,
    Burrs Kuvendi,”bace” sic thirret ,
    I qyajtur ”burr shteti”, intelektuale
    Shume I shquare kombetare.
    Diplomat, politikan I degjuare
    Qe ”flet rralle e permalle”
    Po Ta kisha ditur qe ka Takimi ??
    ”ne shtrat me pas qene
    do ish ngrit per te shku ”por
    Ja nuke qenka shkruare !!!…
    Fjalime historike ne arenen

    nderkontinentalee dr.dr.dr. At Fan Noli PhD fillzof
    At, dr. Pater Gjergj Fishta ish candidate per
    cmimin”nobel”

    Pa qellime partiake Fjalimi ne OKB.
    Ish te nje sinjal per mbare opinion
    Jo vetem ne ballka por dhe me gjere
    per rolin e shqiptarve si factore bahkpunimi
    e faktor paqe e miqesise,per
    punen qe behet per shtetin e Kosves dhe
    zgjidhjene ceshtjes Came.
    Emigrantve shteti nulk u njf Rregjstrimin
    Diaspora,komuniteti eshte harruar ne integrimin
    ne vendlindjet e tyre, diaspora ndihmon por nuke
    e ndien ngrohtesin ne siguri ne investime etj.
    Disposes I ish te premtuuare e drejta e votimite
    por der tanibshqiptaret Jan jetime,maqedonasit,
    shqiptaret e kosoves VTOJN.

    Emigrateve nuke nuk njifet rregjistrimi

    Qytetarise, por kerkojn ”RIrregjstriim”,???
    ase ahmet zogu
    ase enviri hoxh nuk I kan c’rragjistruar vec
    ata te denure(padrejtsisht nga monizmi).
    Mr .President Ilir Meta theksojj ne OKB
    I trgoj botes kushe Jane shqiptpor thjesht
    nga ndjenj te Lara kombetare
    Qe maifaston,nga plav-gusia,
    valbona,ne sarand e
    ane mbane rruzullit ligjeron.
    Ne mendjen e populloit ushton.
    Edhe ne coments,opinione (kemi
    cilsuare emrin nuke jam takuar,
    nuke me njef) e kame pershendeture
    per te mien e KOMBI Shqiptar
    Pershenndetje
    Sincerely
    Dashamiri dr.f
    October 6,2018
    In memory
    T’pla oc.1,193shpresojm qe takime
    Me diaspoen te zhvillojn me diasporen
    Te gjith shqiptar e ardhuremof hartojn referent
    Fanol-Konik ”Vatra”
    Mbahu Ne ne
    E mos ki firk
    Se ke
    Djemet Ne Amarik”

Comment

*