Presidenti Meta dekoron mjekun shqiptar nga New York-u, me Titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”

Vajza e tij ndodhet në Shqipëri, së bashku me Dr. Çelaj, për të dhuruar 10 mijë dollarë të mbledhuar nga fëmijët e shkolllës në Nju Jork, për fëmijët shqiptar të dëntuara nga tërmeti i viti të kaluar në Shqipëri (26 Nëntor 2019)

 

Nga Beqir SINA – New York

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, dekoroi në Presidencë, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Dr. Sulejman Çelaj : “Për punën dhe përkushtim e tij, ndaj pacinetëve dhe njerëzve, ndjesinë humane të një doktori, duke shpalosur vlera të larta të një mjeku; i suksesshëm në SHBA”.

Kështu të paktën ka dekaluar në një intervistë në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini, Dr. Sulejman Çela, i cili në intervistën për Ora News, ka folur po ashtu në lidhje me akuzat ndaj figurave drejtuese të UÇK për transplant organesh dhe krim të organizuar, duke hedhur poshtë të gjitha këto akuza se ka ekzistuar Shtëpia e Verdhë, si dhe “luftën” dhe kujdesin ndaj Coronavirusit Covid-19 .

Dr. Çelaj, gjatë kësaj pandemie të gjatë ka qenë vazhdimisht i pranishëm në ekranet televizive në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare e diasporë, në intervista me këshilla e sugjerime të dobishme për sa i përket Coronavirusit Covid-19, për mbarë opinionin shqiptar.

Vajza e tij ka shkuar në Shqipëri, së bashku me Dr. Çelaj, dhe këto ditë dhe ka për të dhuruar 10 mijë dollarë të mbledhura këto nga fëmijët e shkolllës në Nju Jork, për fëmijët shqiptar të prekur nga tërmeti i vitit të kaluar në Shqipëri(26 Nëntor 2019)

Ndërkohë, Zëri i Amerikës, në një intervistë muaj me heret ka pohuar se ndërsa Nju Jorku, është bërë qendër e përhapjes së virusit vdekjeprusës COVID-19, kardiologu Çelaj ishte vëndosur në vijat e para të frontit të luftës kundër koronavirusit.

Ai në një intervistë me gazetarin e VoA-s, Kastriot Haxhiaj, pati treguar për Zërin e Amerikës, mbi përpjekjet për të mbrojtur popullsinë ndërsa ende muaj më parë nuk kishte një vaksinë( Vaksina tani është e aprovuar edhe në SHBA). Ai gjatë asaj interviste ka folur edhe për gjendjen emocionale të një mjeku që rrezikon çdo ditë për të shpëtuar jetë me një armik, nga ai i cili askush nuk është i mbrojtur.

Po ashtu gjatë një përshkrimi të tij, gazetari i njohur Luz Thaçi, shkruan se Dr. Sulejman Çelaj (46), është kardiolog, asistent profesor në Fakultetin e Mjekësisë “Albert Ajnshtajn”, drejtor i Departamentit të intervenimeve dhe kateterizimeve kardiovaskulare në spitalin “S’t Barnabas” dhe kardiolog ne spitalin “Montefjore” të Nju-Jorkut, i cili ka folur për lexuesit e revistës TEUTA, për ecjet e tij të suksesshme që nga vendlindja në Gjakovë, studimet e mjekësisë në Rumani, specializimet në SHBA, qasjet e tij shkencore lidhur me zemrën, si dhe për familjen, për bashkatdhetarët dhe ecjet e fatit të popullit tonë, të Kosovës në veçanti, për të cilën është i lidhur aq shumë, siç thotë – “Edhe pse fizikisht ndodhem shumë larg, në çdo moment jetoj me të…”

Comment

*