Meta ftoi Ramën dhe Bashën të premten në 12:00 për datën e zgjedhjeve të reja

Presidenti Ilir Meta nis konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në letrën drejtuar kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla të siguruar nga “BalkanWeb’, kreu i shtetit fton kreun e PS-së Edi Rama, apo persona të tjerë të autorizuar prej tij në institucionin e presidencës, ditën e premte ora 11:00.

Po ashtu Presidenti i Republikës, i është drejtuar përmes një letre me po të njëjtën kërkesë dhe sekretarit të përgjithshëm të PS, Gazmend Bardhi, ku fton në takim kreun e PD-së Lulzim Basha apo persona të tjerë të autorizuar prej tij në institucionin e presidencës, ditën e premte ora 12:00.

Balkanweb

Comment

*