Presidenti Meta priti “pushtuesen” e Xhomolungmës, Uta Ibrahimi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim znj. Flutura – Uta Ibrahimi, shqiptaren e parë që u ngjit në Everest (Xhomolungma, maja kulmore e Himalajeve 8848m. v.j.), në majën më të lartë të botës.

Në takim mori pjesë edhe Xhimi Begeja, Kryetar i Shoqatës Alpino-Turistike “Dajti”, më të cilin u diskutua për promovimin e bjeshkëve dhe alpeve shqiptare.

Comment

*