Presidenti Meta u prit nga Presidenti Erdogan

Ankara, 4 maj 2019 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Dy presidentët kanë vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e dy popujve. Ata kanë shprehur vullnetin e përbashkët për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Gjatë takimit, Meta dhe Erdogan kanë vënë theksin edhe në nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.

“Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe. Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Meta në Facebook. (r.m.)

Comment

*