Presidenti Rizaj i brengosur për mungesën e luftëtarit kampion Hadribeaj

Federata që përfaqëson ndeshjet e përziera të arteve marciale (MMA ALBANIA Artet Marciale Mikse), ka nxjerrë kampion Ballkani dy herë sportistin Ermal Hadribeaj dhe Shqipërisë Nënkampione Ballkani në maj 2017
Denion Ndrenika
Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira MMA është në pozitë të vështirë pasi mungesa e vëmendjes së autoriteteve mund t’i kushtojë mbetjen jashtë Kanmpionatit Botëror që zhvillohet në Bahrein në nëntor.
Presidenti Arjan Rizaj, efektiv “Komando” i ushtrisë dhe përgatitës për thuajse 15 vjet i trupave që shkojnë me misione paqeruajtjeje dhe luftarake bën thirrje për ndihmë financiare që në Bahrein të përfaqësohet Shqipëria me kampionin Ermal Hadribeaj.
“Jam Arjan Rizaj, – e nis letrën publike presidenti i federatës që përfaqëson ndeshjet e përziera të arteve marciale, (President i MMA ALBANIA Artet Marciale Mikse). – Ne kemi nxjerëe nje kampion Ballkani dy herë në MMA, sportistin Ermal Hadribeaj dhe na ka ardhur ftesa për të marrë pjesë zyrtarisht në Kampionatin Botëror”.
Mandej ai shpjegon se ndonëse ka kërkuar mbështetje te bizneset, ende nuk ka zgjidhje andaj në “këto kushte i drejtohemi shqiptarëve për të na dhënë ndihmesën në realizimin e prezantimit tonë në Kampionatin Botëror “Bahrein 2017”.
“Si rezultat i organizimeve brenda vendit dhe pjesëmarrjeve jashtë vendit ne kemi bërë të mundur që sporti MMA të zhvillohet më shumë”-thekson Rizaj, ish-nënkampion Europian.
Letra vijon me shpjegimin e pozicionimit të Shqipërisë si Ekip Nënkampion të Ballkanit në maj 2017, por që nuk ka sado pak financa për ta vazhduar rrugëtimin e vështirë.

Shqipëria u rradhit e dyta nga 6 shtete pjesëmarrëse, me 4 Medalje Ari, 3 Argjendi dhe 7 Bronzi në Kampionatin e 3-të Ballkanik të Ndeshjeve të Lira zhvilluar në Tiranë.

“Po ju shkruaj juve për arsyen sepse tani shpejt zhvillohet Kampionati Botëror i MMA në Bahrein dhe data 28 shtator është afati i fundit i regjistrimit, por na mungon mbështetja financiare”-bën thirrje Rizaj.
“Nëqoftëse mundeni të bëni një apel që shqiptarët kudo ndodhen të na mbështesin nga ana financiare deri në 2500 mijë Euro për në Bahrein 12/ 19 Nëntor dhe regjistrimi ka afat këto ditë, që pse jo të nxjerrim një Kampion të Kombit tonë Shqiptar në Botërorin e bahreint”-vijon letra.
“Komando” Rizaj thekson se “do të ishte krenari, sepse sportisti që do të na përfaqësojë është i një niveli të lartë duke numëruar në 15 ndeshje, 13 fitore me KO (nokaut) dhe vetëm dy humbje brenda 2 vjetësh.
Letrën presidenti “Komando” e shoqëron me foto dhe video nga veprinmtaritë dhe përsërit lutjen për mbështetetje.

Comment

*