Presidenti Thaçi e dekoroi tenorin Ramë Lahaj

Prishtinë, 7 maj 2018 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar tenorin e njohur kosovar, Ramë Lahaj, me medaljen presidenciale të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Me Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë e dekorova tenorin e njohur kosovar, Ramë Lahaj. Ai, përmes artit muzikor po shkëlqen kudo në skenat botërore dhe po e afirmon denjësisht emrin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Tenori Lahaj është shprehur i nderuar për dekoratën e akorduar nga presidenti Thaçi.

“Ndjehem i nderuar, sepse shumë njerëz të merituar e kanë marrë këtë dekoratë për këtë dhjetëvjetor të pavarësisë”, ka shkruar Lahaj.

Tenori Ramë Lahaj është një këngëtarët më të pëlqyer sot në botë. Ai ka pushtuar skenat e teatrove dhe operave më të mëdha të botës. (r.m.)

Comment

*