Presidenti Thaçi niset për në Samitin e Sofjes

Prishtinë, 16 maj 2018 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Sofje të Bullgarisë, ku do të marrë pjesë në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në takimin dhe konferencën e përbashkët të liderëve të shteteve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Zyra e presidentit njofton se në kuadër të këtij samiti, presidenti Thaçi pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë të shteteve pjesëmarrëse, kurse pasdite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror që organizohet në kryeqytetin e Bullgarisë.

Në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në Sofje, do të marrin pjesë liderë të mbi 30 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit nuk do të marrë pjesë vetë Kryeministri i Spanjës, Mariano Rahoy, i cili nuk e pranon përfaqësimin e Kosovës si shtet. (r.m.)

Comment

*