Presidenti Thaçi u prit nga Perandori i Japonisë, Naruhito

Tokio, 13 shtator 2019 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjendet në vizitë në Japoni, sot është pritur nga Perandori Naruhito. Ai është pritur mer nderimet më të larta në pallatin perandorak.

Thaçi  ia ka shprehur Perandorit Naruhito mirënjohjen dhe falwnderimin e popullit të Kosovës për përkrahjen që ka dhënë Japonia, gjatë luftës dhe pas pwrfundimit tw saj.

“Jemi popuj dhe vende mike dhe kështu do të jemi për gjithmonë”, ka theksuar Thaçi

Ai e ka njoftuar Perandorin Naruhito për rrugëtimin e Kosovës pas përfundimit të luftës.

Tha e ka uruar Perandorin për epokën “Reiwa” të cilën e ka filluar Lartmadhëria e tij dhe ka uruar që fryma dhe harmonisë të mbretërojë në Japoni dhe në tërë botën, njofton Zyra e Presidentit të Kosovës. (r.m.)

Comment

*