Presidenti Trump dhe Zonja e Parë dalin pozitiv me koronavirus

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump janë testuar dhe kanë dalë pozitivë me koronavirus, sipas një njoftimi nga SHtëpia e Bardhë.
Vetë Presidenti Trump njoftoi në Tuitër, në orën 1 të natës: “Sonte [Zonja e Parë] dhe unë kemi dalë pozitivë me COVID-19. Po filojmë vetëizolimin dhe procesin e shërimit menjëherë. Ndo do t’ia dalin kësaj mbanë SË BASHKU!
Kjo ngjarje vjen 32 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale dhe 13 ditë përpara debatit tjetër me rivalin Joe Biden.
Trump nuk është udhëheqësi i parë i një shteti në botë që del pozitiv me koronavirus. Kryministri britanik Boris Johnson është rasti që ka tërhequr më shumë vëmendjen e medias.
Mjeku i Shtëpisë i Bardhë, Dr. Sean Conley tha se Presidenti ndjehej mirë dhe nuk kishte ndonjë simptomë. Mirëpo, pak minuta më parë është raportuar se ka treguar në fakt disa simptoma të buta të sëmundjes.
Ndërkohë në mëngjesin e të premtes u njoftua se Zv-Presidenti Mike Pence është testuar gjithashtu dhe ka dalë negativ.
Kandidati presidencial i Partisë Demokrate, Joe Biden u shpreh: “Jill dhe unë i dërgojmë urimet tona për shërim sa më të shpejtë Presidentit Trump dhe Zonjës së Parë Melania. Do të vazhdojmë të lutemi për shëndetin dhe sigurinë e presidentit dhe familjes së tij”.
Pritet për t’u parë se çfarë ndikimi do të ketë ky lajm në zgjedhje. Tregjet financiare janë të parat që kanë reaguar duke psuar një rënie të ndjeshme. (Ruben Avxhiu)

Comment

*