Princ Leka: Të tronditur nga shpërthimet ksenofobe për shqiptarët në Maqedoni

E ndjekim me kujdes të veçantë situatën në Maqedoni. Jemi të tronditur nga shpërthimet ksenofobike që burojnë nga institucionet e shtetit që jo vetëm nuk i ngjajnë një shteti multietnik, por nuk përkojnë as me kohën në të cilën jetojmë.

Shqiptarët si gjithmonë gjuhës së ksenofobisë i janë përgjigjur me maturi.

Kjo cilësi ka bërë që shqiptarët t`i përballojnë vuajtjet shekullore si pasojë e padrejtësive historike! Tani shqiptarët nuk janë vetëm, janë krah më krah me botën e qytetëruar e progresive dhe japin kontributin e tyre pozitiv në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit.

Është iluzion të pritet që shqiptarët të heqin dorë nga vlerat identitare e kulturore, varësisht nga shteti që jetojnë!

Është iluzion të mendohet se shqiptarët janë të ndarë sipas kufinjve gjeografikë!

Ne jemi një komb dhe si i tillë kontribuojmë në Evropën multikulturore!

Prince Leka (postuar në facebook nga Beniamin Bakalli, shqiptaro-amerikani kryetar i degës Tiranë të Lëvizjes së Legalitetit)

Comment

*