Princi Harry kurorëzohet me aktoren Meghan Markle

Londër, 19 maj 2018 – Princi Harry i Britanisë u kurorëzua me aktoren amerikane Meghan Markle, në një ceremoni në Kështjellën Windsor.

Në shërbimin kishtar more pjesë rreth 600 të ftuar, ndërsa mijëra të tjerë u mblodhën jashtë kishës St.George për të parë çiftin.

Markle u përcoll deri në altar nga Princi Charles, babai i Harryt, pasi babai i saj kishte njoftuar se nuk do të mund të merrte pjesë në dasmë, për shkak të shëndetit të lig.

Mbretëresha Elizabeth II ia ka dhënë Princit Harry titullin Duka i Sussex, ndërsa Markle do ta mbajë titullin Dukesha e Sussex.

Harry, 33-vjeç, është trashëgimtari i linjës së pestë të fronin mbretëror.

Ai dhe Markel, 36-vjeçe, janë njohur përmes një miku të përbashkët, më 2016, dhe e kanë mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre për disa muaj.

Ata kanë njoftuar se ishin fejuar në nëntor të vitit të kaluar.

Harry është djali i dytë i Princit Charles dhe Princeshës së ndjerë Diana. (r.m.)

Comment

*