Prishtina has në probleme me vizat, për ndeshjen kualifikuese të Europa Ligës

Prishtinë, 6 korrik 2018 – Klubi Futbollistik “Prishtina” njoftoi se ka hasur në probleme për pajisjen me viza të ekipit që duhet të udhëtojë në Luksemburg për ndeshjen kualifikuese të Europa Ligës me ekipin “Fola Esch”.

Futbollistët e Prishtinës, me kërkesë të shtetit të Luksemburgut, duhet të aplikojnë për vizë në Ambasadën e Zvicrës, e cila fajësohet për vonesat që rrezikojnë të çojnë në anulimin e ndeshjes.

“Fitorja e mbrëmshme, përveç kualifikimit historik, ka gëzuar loja e përkryer dhe rezultati i thellë. Por, ende pa u zgjuar mirë, ende pa e shijuar fitoren e mbrëmshme, klubi është dashur të aplikojë për viza në Ambasadën e Zvicrës, të caktuar nga Luksemburgu. Por, Ambasada është duke shkaktuar probleme dhe skuadra rrezikon të mos jetë e kompletuar apo edhe t’i pamundësohet udhëtimi për Luksemburg”, thuhet në reagimin e klubit “Prishtina”.

Klubi bwn tw ditur se problemet e pajisjes me viza i ndjejnw sidomos lojtarwt e ekipit me prejardhje nga Afrika.

“Në vend që futbollistët të jenë duke e shijuar fitoren, përveç që duhet qëndruar nëpër ambasada, ata po përballen gati edhe në diskriminim, sidomos lojtarët nga Kontinenti i Afrikës”, thuhet në reagimin e klubit.

Në reagim thuhet se futbollistëve që kanë udhëtuar vitin e kaluar në Suedi në ndeshjen me “Norrkopingun” dhe javën e kaluar në Gjibraltar, të cilët janë pajisur me viza britanike dhe me dokumentacion të rregullt, tani u thuhet të presin për verifikim më të hollësishëm, gjë që merr kohë, ndërsa skuadra udhëton për në Luksemburg të hënën.

Ndeshja mes “Fola Esche” të Luksemburgut dhe “Prishtinës” zhvillohet të mërkurën, më 11 korrik, nga ora 18:00. (r.m.)

Comment

*