Prishtina ia dërgoi Beogradit dokumentacionin lidhur me vrasjen e Ivanoviqit

Beograd, 9 shkurt 2018 – Ministria e Drejtësisë e Kosovës, përmes Zyrës së EULEX-it në Beograd, ia ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë dokumentacionin lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka konfirmuar se dokumentacioni i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë në Serbi.

Dokumentacioni përmban një raport të autopsisë dhe një regjistër të hetimit dhe do të përcillet në Prokurorinë për Krim të Organizuar.

Lideri i nismës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi’ (Sloboda, Demokratija, pravda – SDP0  Oliver Ivanoviq, u vra më 16 janar, para selisë së tij, në pjesën veriore të Mitrovicës, të banuar me shumicë serbe. (r.m.)

Comment

*