Pritje për Kurtin në Vetëvendosje, mungojnë Visari, Shpendi e Dardani

Prishtinë, 29 dhjetor 2017 – Deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, pas lirimit nga paraburgimi, janë pritur në selinë e partisë, nga zyrtarë dhe aktivistë të Vetëvendosjes.

Në pritje, ku kanë qenë të pranishëm shumë drejtues e zyrtarë të partisë, ka rënë në sy mungesa e kryetarit të partisë, Visar Ymerit, nënkryetarit Shpend Ahmeti, deputetëve Dardan Molliqaj e Aida Dërguti, dhe disa zyrtarëve e deputetëve që kanë dalë hapur me pikëpamje të ndryshme politike me Kurtin e përkrahësit e tij.

Mungesa e tyre është parë edhe në foto e publikuara nga gazeta Express.

Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, në një mbledhje të ftuar nga përkrahësit e Kurtit, i ka shpallur zgjedhjet për kryetar të partisë, të cilat do të mbahen në muajin shkurt.

Deri më sot kandidat i vetëm zyrtar për kreun e Vetëvendosjes është Albin Kurti, i cili e ka shpallur kandidaturën e tij gjatë kohës që ishte në paraburgim. (r.m.) 

Comment

*