Problem i pa zgjidhur

Astrit Lulushi

Edhe pse thonë, vështirë të besohet se historia përsëritet. Mes epokave të ndryshme shpesh ekzistojnë analogji që të habisin, në fakt janë problemet që përsëriten, jo kushtet që përcaktojnë zgjidhjen e tyre. Dhe një nga këto probleme, është babëzia e njeriut për pushtet, ndërsa koha është kusht për zgjidhje.

30 vite së shpejti plotësohen nga rrënia e diktaturës, dhe periudha kalimtare apo e daljes prej saj zgjatet; tregues deri diku se diktatura në një formë a një tjetër vazhdon; politikanē, së bashku me ata që kanë dalë prej tyre, duket se nuk kanë pasur mision tjetër por veç të tallen, diskretitojnë e korruptojnë lirinë. Ata janë hipokritët tanë. Sepse vetëm kështu, me hile, mashtrime, maska, ata përpiqen të provojnë se shqiptarët nuk janë në gjendje të qeverisin pa pasur një dorë të fortë të hekurt mbi kokë, ose nuk janë gati për demokraci a nuk duan sistem tjetër qeverisës veç atij që kanë pasur.

Me përhapje lajmesh të rreme, diktatura e tyre e shkuar krijon iluzion, duke e krahasuar jetën e asaj kohe me jetesën që bënin në Bllok, ata krijojnë nostalgji për rininë që atë kohë nuk e kanë njohur. Lëvdadat trushplarëse, që vijnë nga njerëz të cilët profesion kanë lajkat, lenë shije të hidhur, dhe bëjnë të mos harrohet pikërisht ajo kohë që ata duan të shuhet nga kujtesa jonë.

Comment

*