Prodhuesit e Kosovës ankohen se Shqipëria po u vë sërish barriera prodhimeve të tyre

Prishtinë, 28 shkurt 2018 – Ditëve të fundit autoritetet e Shqipërisë janë duke aplikuar barrierat tarifore e jotarifore për prodhimet e Kosovës që eksportohen drejt Republikës së Shqipërisë.

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës (KPK), Astrit Panxha, ka thënë se këto probleme duhet të zgjidhen deri me datën 31 mars, në të kundërtën, së bashku me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë do të organizojnë protesta për bllokimin e dy anëve të kufirit.

“Kosova dhe Shqipëria kanë të nënshkruar një protokoll bashkëpunimi ndërqeveritar, i cili përfaqëson kornizën e plotë institucionale të marrëdhënieve ndërmjet këtyre shteteve në të gjitha fushat, duke filluar nga ekonomia e deri tek arsimi. Mirëpo, progresi i shënuar deri me tani lë shumë për të dëshiruar. Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreson që këto probleme do të zgjidhen deri me datën 31 mars 2018. Në të kundërtën, së bashku me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë do të organizojmë protesta në bllokimin e dy anëve të kufirit”, ka thënë Panxha.

Ai ka treguar se Kosova dhe Shqipëria i kanë arritur vitet e fundit disa marrëveshje për nxitje të ndërmjetësimit të tregtisë, të cilat nuk janë zbatuar plotësisht, siç janë zotuar dy qeveritë.

Panxha ka thënë se Kosova ka bilanc shumë negativ në shkëmbimin e mallrave me Shqipërinë.

Sipas të dhënave në dispozicion, gjatë vittn 2017 Shqipëria ka eksportuarnë Kosovë mallra me vlerë rreth 150 milionë euro, ndërsa Kosova ka eksportuar ë Shqipëri rreth 35 milionë euro.

Sipas këtyre të dhënave, produktet e Shqipërisë po depërtojnë shumë më lehtë në tregun e Kosovës se sa produktet e Kosovës në tregun shqiptar.

Barrierat tregtare më të theksuara janë në produktet bujqësore, produktet farmaceutike dhe birra.

“Prodhuesit nga Kosova kanë probleme që kanë të bëjnë me procedurat që aplikohen nga shteti shqiptar për produktet nga Kosova, si pagesa për skaner, mospranimi i certifikatave fito-sanitare, si edhe kontrollet e gjata e të panevojshme të produkteve, të cilat shkaktojnë vonesa dhe, rrjedhimisht, rritje të kostos. Këto janë problemet reale të cilat po ndikojnë në mosfunksionimin e një tregu të përbashkët”, ka thënë drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë dhe Forumi Ekonomik Kombëtar i i Prodhuesve Shqiptarë i kanë adresuar kërkesat e tyre të përbashkëta tek kryeministrat e të dy vendeve, Ramush Haradinaj dhe Edi Rama, në të cilzat kërkohet heqja e barrierave tarifore dhe jotarifore për produktet e të dy vendeve.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se nuk ka njohuri për masat e reja apo për barrierat që i ka vendosur Shqipëria ndaj prodhimeve kosovare. Ai ka thënë se në bashkëpunim me klubet e prodhuesve të Kosovës dhe të Shqipërisë do të punojne per gjetjern e një zgjidhjejr për qarkullim të lirë tregtar ndërmjet dy vendeve.

“Ne do të mbajmë së një takim me ministrinë e Ekonomisë së Shqipërisë për zgjidhjen e problemeve dje për zbatimin në tërësi të marrëveshjeve të arritura nga qeveritë e të dyja vendeve”, ka tnënë ministri Hasani. (r.m.)

Comment

*