Produktet e Kosovës të kërkuara edhe në Iowa të SHBA-së

Prishtinë, 10 maj 2018 – Republika e Kosovës ka një partneritet të jashtëzakonshëm me Iowan e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu është thënë në një konferencë për media të mbajtur në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, me një delegacion nga Iowa që po qëndron në Kosovë.

Kryeshefi ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka thënë se ky partneritet do të sjellë rezultate edhe në vitet e ardhshme.

Gjenerali i Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr, ka treguar se Kosova dhe Iowa deri më tani kanë 77 partneritete të ndryshme.

Ndërsa Xhavit Gashi, konsulli i Kosovës në Iowa, ka thënë se qytetarët e shtetit të Iowas po shprehin interesim për produktet e Kosovës.

Delegacioni 50 anëtarësh nga Iowa që po qëndron në Kosovë ka pasur takime me krerët më të lartë të shtetit, të cilët kanë vlerësuar në superlativ mbështetjen e SHBA-ve dhe Iows për Kosovë. (r.m.)

Comment

*