Prof.Dr.Prifti: Shkencëtarët në Romë, demonstrojnë një hap drejt trajtimit të COVID-19

Laktoferina eshte nje proteine që merret nga nena dhe shpjegon se pse femijet infektohen shume me pak

Tg3 LazioLattoferrina e SarsCov2; la cura preventiva e non solo…

Posted by Riccardo Sangermano on Tuesday, July 14, 2020

Universiteti i La Sapiences dhe i Tor Vergates ne Rome, demonstrojne nje hap drejt trajtimit te Covid19.

Shkencetaret kane zbuluar qe LAKTOFERRINA mund te jete celesi i trajtimit te Covid19.

Kjo eshte nje proteine e cila merret nga nena dhe shpjegon se pse femijet infektohen shume me pak.

Laktoferrina gjendet me shumice ne kulloshtren e nenes. Pervec shume efekteve mbrojtese qe ka, ajo shkaterron ARN virale dhe nuk lejon transkriptimin e saj, duke mos e lejuar kodin gjenetik te virusit te bjere ne kontakt me sistemin imujitar te njeriut.

Nje lajm i mire mbase per tere njerezimin dhe nje lajm i mire qe zbulimi vjen nga universiteti i La Sapiences ne Italine fqinje. Kjo me jep kenaqesi dyfish se eshte universiteti ku mora nje pjese te rendesishme te edukimit tim.

Ky eshte nje tregues qe kura do te gjendet patjeter. Gjithe energjite e njerezimit jane fokusuar ne kete.

E rendesishme eshte qe kjo semundje do na mesoje shume. Do na tregoje se kush punon realisht per njerezimin dhe kush jo!

Do tregoje se akademizmi kapitalist i cili nuk nxit kerkimin shkencor ne funksion te njerezimit por vetem te tregut dhe pushtetit duhet te marre fund njehere e mire.

Mendoj qe covid19 do te vere piketa te reja per njerezimin kudo ku ai eshte. Prandaj edhe reagimi nuk duhet te jete vetem shkencor por edhe qytetar, moral dhe ligjor.

Italia fqinje, universitetet e se ciles po mbrojne me ngulm therrmijat e akademizmit puritan dhe atij klasik po i jep leksione gjithe botes mbi te rejat shkencore per trajtimin e Covid19 duke filluar qe nga Tocilizumab qe ishte gjetje e nje mjeku nga Napoli, ozonoterapia, dhe tashme laktoferrina.

Ky kerkim shkencor i ketij niveli, me financime nga me te reduktuarit ne Evrope, jane arritje te punes vetmohuese ne sherbim te njerezimit te ketij populli qe i ka dhene aq shume ketij planeti. Nje shembull per te gjithe ne.

*Marrë nga statusi në facebook i Prof.Dr.Edvin Priftit, shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë

Comment

*