Prof. Tanya Domi, thirrje Beogradit të dënojë vrasësit

Profesoresha shqiptaro-amerikane e Columbia University thotë në 15-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, se qeveria Vuçiç duhet të veprojë menjëherë

Tanya

SARAJEVË, 7 korrik, 2014 — Tanya L. Domi, profesoreshë për të drejtat e njeriut në Shkollën e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Administrative në Columbia University ka bërë thirrje për hetimin dhe gjykimin e menjëhershëm të personave përgjegjës për ekzekutimin e vëllezërve Bytyqi 15 vjet më parë pas mbarimit të luftës në Kosovë.
Profesoresha Domi e cila është edhe anëtare e fakultetit të lidhur me Institutin e njohur Harriman ka shprehur mbështetjen e saj për kongresistin Tim Bishop, demokrat nga Neë York-u, që ka bërë me këtë rast një rezolutë në Kongres që drejtësia të thotë fjalën e saj të plotë për vrasjen e pabesë të tre qytetarëve amerikanë.
Siç dihet Ylli, Agron and Mehmet Bytyqi, nga Hampton Bays në Neë York, në zonën kongresionale që përfaqësohet nga Bishop, kishin shkuar në Kosovë si pjesë e Batalionit Atlantiku. Ata u arrestuan në Kosovë nga policia serbe, me pretekstin se kishin hyrë në Serbi ndërsa po ndihmonin fqinjët e tyre të udhëtonin. U liruan pas disa ditësh me urdhër të një gjykate serbe, por rrugës për në kthim u ekzekutuan, në mënyrë kriminale e të paligjshme me urdhër gojor.
Kongresisti Bishop organizon sot një veprimtari për kujtimin e tyre.
“Është e domosdoshme për qeverinë Vuçiç që të marrë masa të shpejta për të hetuar në mënyrën e duhur dhe për të proceduar të gjithë ata që janë përfshirë, që nga dhënia e urdhërit deri në zbatimin e vrasjes së këtyre amerikanëve”, thotë Prof. Tanya L Domi duke shtuar se me thellimin e procesit të integrimit në BE, Serbia duhet të dëshmojë se respekton tërësisht pushtetin e ligjit.
Javën e kaluar një buqetë organizatash joqeveritare serbe, të udhëhequra nga Qendra Ligjore Humanitare, i bënë thirrje qeverisë së Serbisë që të mbështesë aktivisht procesin e hyrjes në BE, duke dëshmuar veten sidomos në drejtësinë transkombëtare. Pjesë e pandashme e kësaj është përballja me krimet e të kaluarës, kur përfshihet edhe krim ndaj vëllezërve Bytyqi. (r.a. Illyria)

Comment

*