Prokuroria e Hagës dorëzoi propozim aktakuzën ndaj Gucatit e Haradinajt

Hagë, 19 nëntor 2020 – Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë konfirmuar se më 28 tetor e ka dorëzuar aktakuzën kundër Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

“Më 28 tetor Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar Presidenten me kërkesën për caktimin e gjyqtarit të Procedurës Paraprake. Kjo nënkupton që Prokuroria ka dorëzuar aktakuzën për shqyrtim nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake. Siç shihet, Gjyqtari i Procedurës Paraprake është caktuar për rastin BC-2020-17”, ka thënë Zyra e Prokurorisë së Specializuar në një përgjigje për T-7.

Sipas rregullave të Dhomave të Specializuara në Hagë, gjyqtari i Procedurës Paraprake duhet ta konfirmojë apo ta hedhë poshtë propozim aktakuzën brenda 6 muajsh.

Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar dhe janë transferuar në qendrën e paraburgimit në Hagë, për shkak të publikimit të disa dokumentave të Dhomave të Specializuara.

Kjo shihet si përpjekje për frikësim të dëshmitarëve.

Hysni Gucati ishte kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Nasim Haradinaj ishte nënkryetar i kësaj organizate.

(r.m.)

Comment

*