Prokuroria e Hagës kërkon 28 vjet burgim ose rigjykim për Sheshelin

Hagë, 11 dhjetor 2017 – Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, të mërkurën, më 13 dhjetor, do të shqyrtojë për ankesën e prokurorëve ndaj aktgjykimit lirues të shkallë së parë për liderin Partisë Radikale të Serbisë (SRS), Vojislav Sheshelit.

Prokuroria ka kërkuar që aktgjykimi lirues të anulohet dhe Shesheli të shpallet fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës dhe të dënohet me 28 vjet burgim, njofton agjencia “Beta” e Beogradit.

Por, prokurorët e shohin si alternativë edhe rigjykimin e Sheshelit.

Lideri i radikalëve serbë ka refuzuar pjesëmarrjen në seancën e shqyrtimit të ankesës së prokurorisë. Ai ka thënë se “vetëm i vdekur mund të kthehem përsëri në Hagë”.

Më 31 mars të vitit të shkuar, Tribunali i Hagës e kishte liruar Sheshelin nga akuzar për krime luftë në Kroaci, në Vojvodinë dhe Bosnjë e Hercegovinë, ne përiudhën 1991-1993. (r.m.)

Comment

*