Prokuroria heton djegien e tri makinave në Durrës

Një automjet është përfshirë nga flakët në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 6 të qytetit bregdetar rreth orës 4 të mëngjesit. Policia thotë se makina është djegur pjesërisht, ndërkohë që kanë marrë flakë edhe dy jete të tjera që ishin të parkuara pranë.(Foto ilustruese)

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat dhe arsyet e rënies së zjarrit në makinë.

/Oranews.tv/

Comment

*