Promovohet fjalori Japonisht – Shqip

Prishtinë, 20 mars 2019 – Asociacioni i Miqësisë Kosovaro-Japoneze ka bërë promovimin e fjalorit Japonisht -Shqip.

Promovimi i tij është bërë në ambientet e “The Cambridge School”.

Fjalori shihet si një ndër mjetet më të fuqishëm në botë për të bashkuar popujt

“Edhe pse gjeografikisht jemi të largët me Japoninë, mësimi i gjuhës japoneze është një mundësi e shkëlqyer për të intensifikuar bashkëpunimin në fushën e arsimit, inovacionit dhe biznesit”, ka thënë Luljeta Arifi, drejtore ekzekutive e Asociacionit të Miqësisë Kosovaro-Japoneze.

“Për ta lehtësuar ketë komunikim e për të na e sjelle me afër Japoninë nëpërmjet komunikimit në gjuhën japoneze, ka punuar dhe vepruar me shumë përkushtim e dashuri, autorja e fjalorit Japonisht – Shqip, Reko Dida”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë thirrje që të shihet perspektiva e të mësuarit të kësaj gjuhe dhe e ka cituar shprehjen e urtë popullore “Të mësuarit e një gjuhe të huaj është si të ishe një person tjetër”.

Gjatë promovimit të fjalorit është paralajmëruar se në një të ardhme të afërt Asociacioni i Miqësisë Kosovaro-Japoneze do t’u mundësojë qytetareve të Kosovës ta mësojnë gjuhën dhe kulturën japoneze.

Aty është sjellë përvoja Prof. Dr. Anjeza Alajt, e cila i ka mbaruar studimet e doktoraturës në Japoni, ndërsa Zyra Ndërlidhëse Japoneze në Kosovë dhe ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, kanë dhënë mesazhe përkrahjeje për ata që dëshirojnë t’i vazhdojnë studimet në Japoni. (r.m.)

Comment

*