Protesta kundër filmit të propagandës serbe, në Nju Jork

Përplasje fizike mes shqiptarëvë dhe stafit të regjisorit serb, policia njujorkeze arreston një shqiptar

 

Nga Beqir SINA

NEW YORK – Shfaqja e filmit dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Amerikës, të cilët për afro dy orë protestuan fuqishëm para kinemas SVA, në qendër të Nju Jorkut.

Dokumentari dhe është realizuar në shtator të vitit të kaluar dhe ndaj tij reaguar edhe autoritet e Kosovës.

Sipas regjizorit serb, filmi paraqet “mënyra aktuale me të cilat mund të rebelohemi kundër padrejtësive të sistemit në të cilin jetojmë”, por realizimi  i tij është mbështetur financiarisht për propogandë nacionaliste serbe.

Dje në mbrëmje, dhjetra forca të policisë njujorkeze,nga NYPD, rrethuan dy anët e rrugës përballë në rrugën 23-Street, në Mahattan – NYC, duke vendosur barrikada dhe bënë thirrje me megafonë për qetësi, në kohen që shfaqej premiera e filmit.

Situata në këtë proteste disa orëshe, nisi të tensionohet, kur një pjestar i stafit të regjisorit serb, arriti të provokojë rëndë shqiptarët.

Së bashku me dy të tjerë, shpalosi një flamur te nacionalitetit serb – ku në qendër të flamurit, ishte vizatuar harta e Kosovës, me mbishkrimin në gjuhën serbe, me gërma të mëdha “Nema Predalje (Kosovo)” – “Nuk e japim(Kosovën)”.

Ky ishte dhe momenti që çojë deri në atë që bëri të tensionohet situata në rrugën përball hyrjes së kinemas .

Policia e NYPD, e cila erdhi duke e shtuar numërin me forcat e saja, ndërhyri duke thirrur në ndihmë forca të shumta të cilat u vendosën mes dy paleve me barrikada, për ndarjen e grupit të protestuesve shqiptar, nga ai i pjestarve te komunitetit serb, për nga hyrja drejt kinemase.

Mbas provokimit me flamurin serb, dhe ngritjen e tre-gishtave nga pjestarët e komunitetit serb, grupi shqiptarëve protesus, që ishin vënë në krye të protestës, Marko Kepi, Gjek Gjonlekaj, Gani Shehu, Mark Gjonaj, Xheladin Zeneli, Ahmet Velaj, Naser Nika, Sabri Gjoni, Agim Gino Selmanaj, dhe Belul Qoku, dhe disa shqiptar të rinjë, nisën të thirrisnin me forcë, dhe shkëmbenin me serbët , her pas here sharje dhe ofendime.

Madje, anëtari i këshillit të Bashkisë, së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, disa her bëri thirrje me megaphone, duke ju kundërvënë serbëve me argumentat e viktimave të luftës, dhe kërkojë ndaljen e shfaqjes se filmit.

Shqiptarët, në kor iu kundërpërgjigjen serbeve, vazhdimisht me thirrjet e forta ; “UÇK-UÇK”, “Kosova është Shqipëri!”, “Kosova është Shqipëri,” “Adem Jashari”- “Sërbia, është vrastare,” – “Ju jeni Vrasës-Vrasës,” “ Ju jeni kriminel” Ju jeni Përdhunues -Përdhunues!, Ju jeni Terroristë – Terroristë!, Shame on You – Turp për Ju!”- “Pse nuk kërkoni falje!” “Amerika, është me ne!- Amerika, është me ne!” – Faleminderit Policisë së Nju Jorkut! – “Thank You NYPD”.

Në një moment tensioni njëri prej protestuesve (Naser Nika nga Ulqini) arriti të çajë kordonin e policisë, dhe u përplas fizkisht me një pjestar të komunitetit serb, në ndërkohë , që ndërhyn menjëherë forcat e policisë, dhe e shtrinë ate për tokë, atë dhe, i vendosën prangat, duke e arrestuar dhe mbajtur disa orë në arrest, deri sa përfundojë protesta, dhe me pas u tha se e liruan.

Marko Kepi, Presidenti i organizatës Rrënjet Shqiptare, i cili nëpërmjet rrejeteve sociale thirri këtë protestë, komunikojë vazhdimisht me policinë, dhe dha dekelerata për median njujorkeze, ndërsa sqarojë qytetarët dhe zyrtarët e policisë, duke ua treguar edhe arsyen se përse po protestonin shqiptarët.

Protestuesit, shqiptar, sa herë që pjestarët e komunitetit serb, hynin në kinema, hidhnin parrulla me thirrjet “Shame on You” – “Turp për Ju!” dhe këndonin këngë për Kosovën “Oj Kosovë nëna Ime”

Ndërkohë, që disa herë gjatë tensionimit protestuesit shqiptar kanë tentuar të thyejnë barrikadat dhe hyjnë në kinemanë SVA ku po shfaqej filmi dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, e regjizorit serb Boris Maguarski, por janë shtyrë me forcë nga policia.

Gjeke Gjonlekaj, i cili qëndronte në krye të protestës, tha se shfaqja e një filmi të till, nuk është aspak serioze : “E gjithë bota e di krimin dhe gjenocidin e tmerrshëm serb ndaj shqiptarve të Kosovës , kryer nga militarët dhe paramilitarët serb gjatë luftës”

“Kjo është komplet propogandë e njëjtë me atë të kohës së luftës në Kosovë, kur Millosheviqi, vrau mijëra shqiptar, ndërsa afro një miljon i largojë me forcë nga shtëpit e tyre, duke ua shkatërruar, djegur dhe ua plaçkitur, ndërsa mijëra gra ata i përdhunuan në Kosovë” , tha ish gazetari i Zërit të Amerikës, Gjek Gjonlekaj.

“Në këtë luftë,’ u thanë ata gazetarve dhe qytetarëve amerikan, “u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 a me shume persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së, e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës ne Kosove, janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre, nuk është zbardhur deri tani, por i madh ka mbetur edhe numri i rasteve të pasqaruara, per, 15 mijë femra u përdhunuara, te cilat po kerkojne drejtesi,” thanë shqiptarët protestues.

Protesta, e cila zgjati më shumë se dy orë deri edhe me nje përplasje fizike, dhe tensione u mbyll paqesore, kur u larguan shqiptarët nga sheshi përpara kinemas SVA në Manhattan – qytetin e Nju Jorkut.

Comment

*