Protestë në New York, për vrasjen nga policia të të riut në Tiranë

“O rini mos ki Frikë! se ke vëllezërit në Amerikë!”, Diaspora është me Ju! Ju o shqiptar që u revoltuat për Flloyid , a do të revoltoheni për Klodianin!, Arrogacën mbaje per vete ne na duhet Drejtësia!”

 

Nga Beqir SINA – New York City

Të rinj shqiptaro amerikanë protestuan para Misionit shqiptar në New York, duke zbatuar rregullat lidhur me pandeminë .

Protesta ishte rezultat i një thirrje në rrjetet sociale të shpërnadarë dje, shoqëruar me një poster ku bëhej thirrje për të protestuar në mënyrë paqësore edhe në SHBA, pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie në Tiranë.

“USA Albanian Society” në New York e themeluar nga një grup patriotësh e profesionistësh (Saimir Dashi, Behlul Gashi, Vilson Dautaj, Mevlan Mata, Albin Laci, Ermal Rica dhe Ilir Cekiri) deklaruan se janë organizatorët e kësaj proteste.

“Me indinjatë të thellë, sot bëhemi NJË me bashkombasit tanë në protestë, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, një të riu të pafajshëm, qëlluar pas shpine, nga ata që janë betuar për sigurinë e tij (Uniformat Blu) dhe për sjelljen brutale të Policisë së Shtetit, edhe pas asaj ngjarje kriminale.Drejtësia të hedhë dritë plotësisht mbi ngjarjen!”, shkruan ata në Facebook.

Parrullat që mbanin në duar protestuesit sot ishin : “Drejtesi -une jam Klodian – Respekt për Klodian Rasha – Shqipe jepdoreheqjen – Duame më shumë Shqipërinë – – Drejtesi per Klodianin una jam Klodiani – “Drejtësi për të riun e vrarë – Sot Klodiani, nesër ne!” : “Duam Drejtësi për Klodianin”, dhe ajo “O rini mos ki Frikë! se ke vëllezërit në Amerikë!”, Diaspora është me Ju! Ju os shqiptar që u revoltuat për Flloyid a do të revoltoheni për Klodianin!, Arrogacën mbaje per vete ne na duhet Drejtësia! e tjer.

Protesta, nisi e qetë në ora 12:00, me orën locale ( ora 18:00 në Tiranë) në Rrugën e 79, trotuarin përballë para godinës së Misionit të Përhershëm të Shqipërisë, në Kombet e Bashkuara, në qytetin e New Yorkut, dhe përfundoi në orën 1:00pm.

Belul Gashi në emër të protestuesve tha se ” Ne do të protestojmë sa her të nëpërkëmben të drejtat e shqiptarve kudo, në Shqipëri, Kosovë e trojet Shqiptare, Ne nuk jemi me asnjë parti dhe as të ndikuar nga partitë, jemi këtu për të thënë “Mjaft është Mjaft!” 30 vjet demokraci vetëm duke vjedhur dhe duke vrarë atë popull ! Duame më shumë Shqipërinë – – Drejtesi per Klodianin una jam Klodiani.

Disa nga të rinjë në protestet mbanin pankarta ku shkruhej : “O rini mos ki Frikë! se ke vëllezërit në Amerikë!”, Diaspora është me Ju! Ju os shqiptar që u revoltuat për Flloyid a do të revoltoheni për Klodianin!, Arrogacën mbaje per vete ne na duhet Drejtësia!

Ndërkohë, lidhur me këtë, protestë policia(NYPD) sipas praktikave në raste të tilla, e ndoqi nga distanca pa ndërhyrë e krijuar tensione, kjo ndoshta edhe për shkak se kultura për të protestuar e shqiptarëve të Amerikës, edhe në të kaluarën ka treguar se nuk është aspak problematike për forcat e policies, së NYPD.

Në New York sot protesta “Duam Drejtësi për Klodianin” ! ishte vazhdimi i ditës së pestë, të protestatve në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë, shoqëruar ditë më parë edhe me protestat të qeta edhe në disa kryeqytet e Europës: Romë, Athinë dhe Londër, pas vrasjes nga policia të Klodian Rashës.

 

Rreth zhvillimit të këtyre ngjarjeve – protestave që kan shpërthyer në të gjithë Shqipërinë, dhe nëpër Europe dhe SHBA, megjithse ministri i punëve të brendshme, Sander Lleshaj tre ditë më pas dha dorëheqjen e parevokueshme, duket se largimi i tij nga detyra nuk e uli ritmin e protestave, përkundrazi ato janë duke u bërë edhe më energjike e më të dhunshme në të gjithë Shqipërinë.

Polici që vrau të riun 25-vjecar Klodian Rasha, në mes javë doli para një gjykate, në Tiranë, ku u konfirmua masa e arrestit të tij me burg.

2 Responses to “Protestë në New York, për vrasjen nga policia të të riut në Tiranë”

Read below or add a comment...

  1. Sali Bollati-Çam Shqiptaro Amerikan says:

    Shume Mire Rinia Shqiptare ketu ne Amerike-Tregon Dinjtet dhe Atdhetarizem! Ju Lumte!!
    Sa per Deren e mbyllur te Misionit “shqiptar”; nuk cuditem qe nga koha kur ne Shqiptare te Amerikes, protestuam para misionit grek Per Genocidint grek ndaj Shqiptareve te Çamerise Shqiptare! Dhe “Çudia” ndodhi para te njejtit mision ” shqiptar allarama” kur dyert nuk u hapen??!
    Jam shume kurioz se si e kane pritur ketu ne mision;zhgaravitesin kryeminister rama; kur ai vertitej si lypsar profesionist para dyqaneve te mbyllura ne Manhattan??!

  2. Bob Shehu says:

    Bravo rinia shqiptare ne New York. Ceshtjet e te drejtave te njeriut jane te rendesishme kudo ato shkelen, por kur ato shkelen nga nje polici arrongte qe nuk di te kerkoje falje, kur ato shkelen nga nje qeveri bije e qeverise famkeqe te diktatorit shqiptar (nuk me shkon t’ja permend as emrin), atehere keto te drejta behen edhe me te ndjeshme.. Qelberisat e Tirane duhet tu kerkojne falje 1000 here heronjve te rinj te Shqiperise. Faleminderit

Comment

*