Pakti i 5 qershorit për “Zgjedhoren” miratohet nga PS dhe opozita kuvendare

Kuvendi ka miratuar marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësuar në Këshillin Politik me 97 vota pro në seancën e sotme.

74 vota pro ishin nga mazhoranca teksa 23 nga grupet parlamentare të opozitës brenda Kuvendit. Por ndërkohë bie në sy se vetëm 6 deputetë kanë votuar kundër saj, 6 nuk morën pjesë në votim teksa 4 ishin abstenim.

Marrëveshja e 5 qershorit janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor nga amendamentet e dakordësuara pikërisht nga puna disa mujore në Këshillin Politik mes PS, opozitës parlamentare dhe PD- LSI. Ajo u arrit falë edhe të ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve. Por Kuvendi ka para tashmë një tjetër marrëveshje, atë PS- opozitë parlamentare për Listat e Hapura dhe ndalimin e koalicioneve si dhe për pragun e ri zgjedhor.

Ajo do të votohet më 30 korrik teksa mazhoranca siguron se ajo do të miratohet ashtu siçu miratua edhe marrëveshja e 5 qershorit sot.

97 pro

6 KUNDER

6 pa votuar

4 Abstenim

BalkanWeb

Comment

*