PS nuk tërhiqet nga miratimi pa konsensus i ndryshimeve kushtetuese

Parti Socialiste nuk heq dorë nga votimi i ndryshimeve kushtetuese nesër më 30 korrik. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla përforcoi këtë qëndrim ndërsa I bëri thirrje Bashës të reflektojë.

Taulant Balla: “Si mund të hapen listat 100% pa u votuar ndryshimet kushtetuese. Këtë Luli e fsheh nuk e thotë.

Nesër më 30 korrik pa pritur Lulin të bie dakord, edhe pse shpresoj që dita e sotme të jetë një ditë reflektimi për të rënë dakord, është njësoj sikur të presësh Zenin të pranojë se është thjesht një sekser që ka abuzuar me pushtetin e babit.

Të presësh Lulin të bie dakord për listat e hapura është njësoj si të biesh dakord me Zenin për krimbin brenda boronicave.”

Maxhoranca eshte shprehur e vendosur se do të miratojë ndryshimet kushtetuese me pretendimin se pa u votuar këto ndryshime nuk hapen listat, nga ana tjetër presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje ta anulojë këtë votim.OraNews

Comment

*