PS raporton rënie në vota në 16 bashki

Partia Socialiste ka pësuar rënie në zgjedhjet e fundit në 16 bashki.

Këto janë gjetjet e raportit që autorësinë e Fatmir Xhafës i cili është ngarkuar nga kryeministri Edi Rama në krye të një grupi pune për të bërë analizën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Raporti do t’i dorëzohet Ramës dhe kryesisë së PS. Nga sa thuhet në këtë raport konfidencial të cilin e ka siguruar Report Tv, PS nuk është e kënaqur për rezultatin e arritur në zgjedhjeve, pavarësisht se arriti të marrë 74 mandate, duke formuar qeverinë e vetme.

Sipas raportit, PS arriti objektivin elektoral vetëm në 6 qarqe, Berat, Durrës, Gjirokastër, Kukës, Lezhë dhe Vlorë. Ndërsa 16 bashki janë me performancën më të ulët elektorale si në Kuçovë, Skrapar, Dibër, Elbasan, Cerrik, Peqin, Prrenjas, Pustec, Këlcyrë, Devoll, Shkodër, Vau i Dejës, Kamëz, Kavajë dhe Rrogozhinë.

Raporti përfshin edhe rekomandime si ato ku deputeti nuk duhet të shërbejë si zyrë punësimi apo dhe të angazhohet në punë komunitare në zonën elektorale.

Ndërsa për drejtuesit socialistë do ketë një mekanizëm matës për punën e gjithësecilit, me qëllim uljen e fiktivitetit.

Bashkitë ku PS ka pësuar rënie:
Kuçovë
Skrapar
Dibër
Elbasan
Cerrik
Peqin
Prrenjas
Pustec
Këlcyrë
Devoll
Shkodër
Vau i Dejës
Kamëz
Kavajë
Rrogozhinë

Qarqet ku PS realizoi objektivin
Berat
Durrës
Gjirokastër
Kukës
Lezhë
Vlorë

Detajet e raportit të grupit të punës

Rezultatet e dobëta, ikin 1480 kryetarë socialistë
Rreth 1480 kryetarë të organizatave  të Partisë Socialiste do të largohen nga drejtimi i tyre për shkak të rezultatit të dobët gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në një raport konfidencial të Partisë Socialiste, i cili bën analizën e punës së strukturave të kësaj force politike del në përfundimin se 1480 organizata socialiste kanë marrë rezultat të dobët në zgjedhje, krahasuar ky rezultat me zgjedhjet e vitit 2013.

Bazuar në statutin e Partisë Socialiste, nëse rezultati në zgjedhje është më i ulët se ai i zgjedhjeve të kaluara, kreu socialist largohet nga kandidimi.

2328 organizata kanë patur rezultat më të lartë se në vitin 2013. “Nga 3828 OS të analizuara në të gjithë vendin, vetëm 1657 ose 43.3% prej tyre, arritën objektivin elektoral të PS”, thuhet në raportin e përgatitur nga grupi i punës për analizën e zgjedhjeve.

Qarqet me rënie
Qarqet ku janë shënuar rënie janë Berati, Dibra, Durrësi, Elbasani, Fieri,Gjirokastra, Korça, Kukësi, Lezha,Shkodra, Tirana, Vlora.

Raporti jep të dhëna dhe për zgjedhësit që kanë votuar për herë të parë dhe ata që nuk kanë votuar më parë Partinë Socialiste.

Në zgjedhjet parlamentare të zhvilluar në 25 qershor 2017 Partia Socialiste arriti të siguronte 74 deputetë.

Shqiptarja.com

Comment

*