Pse jo Shqipëria?

Ruben Avxhiu

Ruben Avxhiu

Kisha Ortodokse Bullgare është propozuar për Çmimin Nobel të Paqes 2017 për rolin në shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndonëse në këtë periudhë kaq të trazuar të botës, kandidatët për këtë nder do të jenë të shumtë e kryesisht të lidhur me ngjarjet e ditës, nuk është çudi që të nderohen edhe akte nga e kaluara.
Sidomos nëse këto akte nga e kaluara frymëzojnë e inkurajojnë akte të ngjashme në ditët tona.
Nisur nga tema dhe nga mesazhi, Shqipëria të vjen në mend menjëherë. Jo thjesht se është vendi ynë, po se askush nuk e ka rekordin e saj kur vjen puna për shpëtimin e hebrejve gjatë Holokaustit famëkeq.
Shqipëria si shembull bashkëjetese të feve të ndryshme sjell një mesazh shumë m të madh për botën sesa Kisha Bullgare.
Roli i Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë është zbuluar shumë vonë. Shumica e shqiptarëve gjithashtu nuk e dinin. Mund të debatojmë sa të duam, nëse regjimi komunist që investoi në diplomacinë publike nuk ia kuptoi vlerën, apo e injoroi, në mos e fshehu me qëllim dashakeqës.
Për shumë dekada Danimarka dhe Bullgaria ishin dy vendet që lavdëroheshin në botë për sfidën që i bënë sistemit shfarosës të regjimit nazist. Me kalimin e kohës, shembulli bullgar u përbalt nga zbulime krimesh që nuk kishin dalë në pah. Shteti bullgar megjithë presionin i ka rezistuar shumë pranimit të fajit, pas kaq vitesh mburrjesh e nderimesh.
Vetëm pas viteve 1990, filloi njohja e rolit të Shqipërisë, ku hebrenjtë mendohet se janë shpëtuar 100%. Ky është vendi i vetëm në Europë, ku në fund të luftës pati më shumë hebrenj se në fillim të saj. Shumë të mbijetuar apo fëmijë të tyre ndodhen sot këtu në SHBA. Roli i shqiptarëve është nderuar e bërë shumë më i njohur.
Përtej ngjarjeve të L2B janë edhe vitet paraardhëse, ku Shqipëria ishte një nga vendet e rralla, ku hebrejve që largoheshin nga Gjermania, Austria, etj u lejohej tranziti për të emigruar në vendet si SHBA. Mbreti Zog u ofroi pajisjen me pasaporta shqiptare për ata që u ishin grisur dokumentet nga regjimi nazist. Thuhet se edhe shkencëtari i madh Albert Ajnshtajn mund të ketë marrë një pasaportë shqiptare për të shkuar drejt Amerikës.
Kam dëgjuar raste për familje në Greqi që u ndanë, duke mos ditur çfarë të bëjnë. Ata që erdhën në Shqipëri shpëtuan, ata që mbetën u shfarosën të tërë. Histori të ngjashme ka edhe mes hebrejve nga Jugosllavia.
Shqipëria tashmë ka marrë shumë vlerësime e nderime për shpëtimin e hebrejve. Në një periudhë kur në gjithë Europën e civilizuar eliminimi i një populli po trajtohej si diçka e pashmangshme, shqiptarët refuzuan. Nuk ishte rezultat i ndonjë referendumi sesa kultura e Besës, instikti i shpëtimit të fqinjit, dhe refuzimi e dyshimi ndaj regjimeve të huaja. Kultura që i shpëtoi ata ishte për fat të keq nga viktimat e diktaturës komuniste dhe ndoshta edhe shpërfytyrimit moral të kohës tonë. Ne duam ta besojmë që shqiptarët edhe sot do të vepronin po njësoj. Po ndërsa ende ngurrojmë të hapim dosjet për një epokë kur bëmë të kundërtën, kur njerëzit spiunuan si në ethe të tmerruar njëri-tjetrin, nderimi i kësaj epoke sjelljeje të jashtëzakonshme është frymëzim për ta marrë shembull.
Është një shembull që duhet ta ndajmë edhe me botën, në një kohë kur dyshimet e mëritë për ata që janë ndryshe nuk kanë qenë kurrë kaq të theksuara. Nuk ka dyshim që ka njerëz që e teprojnë dhe e shfrytëzojnë këtë akt të madh të dikurshëm, po neveria për ta nuk duhet të shkaktojë lënien e aktit në harresë.
Nëse Kisha Bullgare meriton të propozohet për Çmim Nobel atëhere këtë e meriton shumë më tepër Shqipëria, nje vend me myslimanë, ortodoksë e katolikë. Nuk e di nëse ndonjë shtet është nderuar ndonjëherë. Po ka gjithmonë një rast të parë. Nganjëherë thjesht akti i propozimit mjafton për të publikuar aktin.
Ndoshta një grup familjarësh nga ata që i shpëtuan do të ishin përfaqësuesit më të mirë për të folur e për të pretenduar çmimin në emër të Shqipërisë, në vend të qeveritarëve apo politikanëve. Do të ketë mesiguri një mundësi që mund të bëhet propozimi që të jetë i konkurrueshëm. Ndoshta një përfaqësie të të gjitha feve në Shqipëri. Pas Nënë Terezës, shqiptarët do të kishin një rast tjetër për t’u nderuar përpara botës nga skena e famshme në Oslo të Norvegjisë, për një tjetër kontribut me rëndësi për njerëzimin. Në listën e gjatë, të nderimeve me këtë çmim akti shqiptar i 70 e ca viteve më parë do të ishte në shoqëri të merituar.

One Response to “Pse jo Shqipëria?”

Read below or add a comment...

  1. Fatbardh Doci S.C. says:

    Pergjigje me vend fillzofike,humaniste shoqerore
    Largpamse.

    Por Europa akoma ka ne gene mohimin e shqiptarve.(shikimin me dy standarte)
    Sik te Ishte me vote te qeveritarve,sportistat,artistet,shkenctaret shqiptar Kurrt nuke do te zinin vendin e pare.
    Akma sot probullgari ka % me te late ortodokse pozimet Jane mbi baz racist fetare?Pse? jepet cmimi NOBEL kishes orthodokse bullgare???

    Po Ta marrim per orthodox ka vender te tjera orthodokse me contribute zoterinje te komisionit
    Indirect i Kane mbajrtur Si orthodoksit shqiptar edhe katoliket e muslimanet.
    Nje rast ne prizren 10-15 hebrej takojn nje njesit ushtarak,bejne me shenja ”Na shpetoni” komandanti dinte italisht ,serboktoatish marrin veshe qe ndiqeshi e donin leje kalimi..komandati u jep 4-5 shoqeruse luftetare ushtar me vete,udhtimin per prishtin do ta Benin ilegalisht,
    U jeep nje letter per Prek Gjeto Uli eshte. nga intelektualet grupit oficerave,tani secretary I prefecture prishtines
    (ish officer karrjere”shok I grupit demokrate te oficerave ” I cili Ishta secretary I
    Prefecture prishtine ne vend te Murata Pacite..ky officer Ishte me shkolle ushtarake,por per kundershti del ne lirim,quhej Prek Gjeto Ull cili Ishe antifashisto-naziste ,poet ndihmont ilegalisht luftetaeret pro bllokut te aleatve angli -USA- rusi.kjo familje esht katolike dhe vllaj tjeter Mark Gjeto Uli eshte nga intelektualet,me I balancuar gjat luftes dyt e boterore,ne mos me i pjekuri.i
    Lidhur me vlersimet reale,te drejta,jo ekstremist dictatorial, ne qarun evwhkodres-shqiperine veriut.
    Por ase shkdra,Prishtina,priizreni ape tirana nuke I Kane regjisrtruare keto raste. Ishe ofivcri I karrjeresmVeli Nimani ja dergoj10-15 habrej,por sekeari I prefektures ju Kish???e Dhene rreth 100 hebrejve te tjere pasaporta ,per keto veprime .
    Secretary Perk U

    li e Pesoi keq e arrested,e derguan ne Burgun e prishtines(ish stall kuajsh),( Ing..Shkrimtare Gjergj P.Uli New York 2014),Preken prej prishine I derguan ne kampet e perqendrimit ne gjemani,pas dy vite gjysem kthehet ne prishtine,i kerkojn te punsohet ne prish887tine,por Jo tha do shkoj ne shqiperi,
    Ne tirane,
    Restsisht e ndalon Bedri Spahiu ish shokun I vjete I grupit oficerave ,me qene se kishte mbaruare studimet preka per finance e emron ne min mbrotjes,.Preka perseri shkrojrti Libra per historin,ushtrin,”Asim Vokshin”(vravne l.panjes hero I populit),biografi etj etj(ish pergjegjsi I grupit treshes-veil nimanit,prek ull,mehmet bajraktari).
    Por ne ate kohe nuke vlesohej mbrotja e hebrejve,shteti,mbante qendrime strikte ndaj Israelite Sa arriti puna mos pranonte me beret gara sportive kunder ”sic quhej sheet agresore”-Israeli??.Prek Ull nuke jeton me ase shoket
    qe Kane ndihmuare hebrejt nga veriu ne juge ,musliman,katolik ap orthodox etj.
    Pse duhet dekorohet populli??
    KUDO NKA Pater hebtej,pra CDO bashkesi gage e toske,katolik,orthodoks muscleman
    Populli e ka ditur qe x katolik ape, y orthodox,z. Musliman Mebane -Hebrej -refugjat i,strehon ,dhe askush armiku,, paditur apo spiunure asnje Hebrej RAST I rralle besnikrie e bujarie per refugjatet nuke I ka vra armiku nga shqiptar ka marred te Dhena kush eshte kunder nazizmite e jan djegur shtepi dhe internuare.
    Per Herbert kjo nuke ka NDODHUR.gjes’t I larte humanitare,njerzoreve e hyjnore.
    Izraelitet u trajtuan njesoj u bene nenshtetas shqiptar,studdjuan e punuan me shqiptaret

    Tre cifute kame njohure mire ne shqiperi.
    Shkrimtarin e perkthysin Robert Shvarc I cili punonte ne ndermarrjen e turkzmit(ndofta perkthyse)ku Ishte dhe VLlaj ime Hailil Doci-perkthyse,ishte njer me culture te gjer,i respektushem,i qete punonte shume edbe cur pinte kafe Lexonte shkruante,.vllaj me thoshte eshte perkthyse shume I mire .
    Turizmi kishte Shkallete te mermerta(ne democracy pate punuarbpublicisti,biografi,kryredaktorini Dardanise mr.Ramiz Lushaj),njerzit ndrroheshin normalisht duke hecure.Rrobrti dhe Halili
    Qendronin ne te dy rastet shenje respectii
    Prof Clf Jakoeli jepte kontabilitet e statistic I jashtem punonte revizpzor ne ministerin e bujqesise.

    Kurt hynte ne auditors nuke shikonte po ngrihen ne kemb studetet apo Jo,troiiste ulte koken bente me dor duke pershentetur mimengjes apo mirdita.
    Keni ndonje pyetje apo paqartsi per leksionin e kaluare.Fliste shqip rrjedhshem e shrunkt me kaligrafi.
    statistika e kontabiliteti Ishin gjth forma costo
    Nuke e di ne se gjat kohese. te kete ngelur ndonje student.?
    Pas studimecv erdhi ne rethin Ku punoja..Kur shkova ne Derek ne restrant e pasha qe Ishta ulur vetem,i thrash kamarieres vetem eshte premda -ishe shoqer shkollen 7 vjeare shkode.vetem esht!????Po me tha,U afrova dike nuke me njiohu,E pershedeta ju Befte mire Prof. jakoeli,me dha doren .Me mbani mend, po than me ke sjell cadren e shallin ne shtepi(shoket me thane dergoja ti fatardh se ke dhe xhajene dr.maxhun nimanin tirane,prof. cefi vine nje here ne jave,i duhesh cade e shall,kur shkova Ishte vetem zonja I dhash cadre-ombrelen po me krogjone nipet Vogjel qe (te dy Jon e bryan )kemi Linder me 1 tetor deshen nuke deshen Jami dy ne blejm torten te tierat ata-ato) ddesha largohem,jo tha ulu Ishta nje sallon me nje tavolin te madhe,tani vjen cefi se ka derguar vajzen per mesuar tek nje pianists,).. Ne based e siper edhi Prof .bashkshortja nje zonje shume e sjellshme I tha ‘per shall e cadrep-ombrellen?.prof.
    Cefi me tha ”Une I kame quajtur te Hambur po ti fali me gjith desire”,.Jo I thash.une kame cadere shall.Une ne fakt nuke Kisha shall ase cadre.Por Prof.
    Prap me thone ”nipat s’te merr
    vesh koka gjyshi ombrella” ato minute me duken ore e gjate Sa te dilja jashte.

    Dk 21,2017
    March mbaroj dita pare e prandveres,
    bora po shkrin’,,
    Pranvera po vonon
    Lulet nuk po Celin
    Zogjet nuke cicerojjn
    Bletet punters,jane mbyllure
    Presin prandveren te hapet,,
    Marchi Molodhi energjite
    Ngrini gjithshka,,ne gjithsi
    Bimve ju tha:
    mos gaboni me vegjetuare
    Githdhka u ndalua si klima Si politika
    karrambol po bene Ideology ???
    Shpresojme.,per mire te perendial,,

    Ptof..Nuke pranoj t ‘ja paguaja dreken,.kerkoj ndihme per nje dhome te
    mire,sportelisti I than do dhom teke ?po I tha me gjith qef..
    Kishte ardh me reviziunuare Degen e farerave,,pim dy tre her
    café. Pas nje viti
    Dégà e farererave u be ne nga drejtorie shkencore e drejtori
    e farerave seleksionimit -seksionimi I kulturave kultivarve-varieteteve
    hibrideve,,prof Cefit nuk I ra pun te vinte me ,por kur shkoja ne
    tirane me qiraste ne nje bufe qe kishin ne kartine e poshtem.
    Provimin me takoj ta jepja me nje prof tjeter Haxh Bardhi,i zoti
    strikte ishim ne grup 12 veta provimin do ta jenim ne universitet
    korpusi kryesor,starosi- kryeplaku kishte listen e studentve qe kane
    te drejt me hy ne provim une isha I dyti gabimisht sekretria e
    kishin ba bardhi-yll ?Une e jepja provimin Edie bardh yl e
    rregullonte sekretaria,por prof haxhiu kishte shenuar ushtrimet sipas
    alfabetit. Une kisha bere uhtrimet e germes f-7se e me dy pike
    nuk kishte..Une nuk disha asgje per emrin bardh,,,.prof. dyshoj kishte te drejte,por mund
    ta sqaronte me nje telefonate I thah kame librezen,,u nxe me tha
    perjashta.dola c’te beja ndejta ne koridor takoj nje prof. qe,krerkova
    ndime rrudhi krahet.?shkova ne fakutet me dhane leter por prof h.b tha hajde
    te henen ora 12.00
    Per kuriozitet me futi ne nje salle te madhe per 20-30 studentet.Une
    teperr I ndergjegjsghem librat I lash jashte ne ballkonin e katit fundit me
    te late fasada nga bulevardi
    Po ti kisha librat mund te kontrolloja pergjigjet.hapesh nga nje
    here dera,e mbyllej.
    Eden dy proesor.Haxhiu shikoj formulat zgjidhjen,degjoj nje
    pyetje,mbarova, me thane prite kaloi ai Prof. qe e pyata .si dole
    me tha ??nuk di, me thane prite..
    prita me shume se sa per proving?
    Erdhi nje laborin teknik, ti f.d.??po..
    po I thash:je I knaqure me note,shikova letren cfardo te ishte
    jam I knaqure se u merzita.
    prof Cefit ja kame treguare kete
    histori,qeshi dhe u mvrejte..
    Rasri I III u shtrova ne spital me ”brokopneumoni”nga dhjetori deri
    ne pill sop.civil pav.IV dr nikolla shutbani shk.dr thimi malinoshi me duke Fr.
    prill.
    kur dola nga spitali isha dhe I merzitur,me thone nje officer
    madhor Mehmet Bajraktari shume popullore shko tek
    dr. calamari te shof ai te thote sagllam.
    shkova u cveshem ne errsire,djthtas,majtas,merr fryme,gjithshka
    esht kacifikuare.
    Kishte ne skopi qe dukej hecte si vagon treni ne shina qe e kishte
    sjellvete,
    Bahkshorten thonin e ka sllave? nuk kane femij mbajn nje qene.
    pas ngodgjes qenit thonin u larguan nga shqiperia?
    Throne qe ishte shume I zoti,i kujdeshem,i drejte,jo komprementuse,
    por nukpreferohej per poste drejtuse pune e izraeliti apo nga
    bashkshortja apo te dyja bashke?
    Ketu ne Usa njoha nje patriot Duke keruare pune me thane
    ketu eshte nje shqiptar supper por,ase emer ase nr.telefonl
    nuk dinin atybishin 4-5 ndertesa gjganda 30-35 katshe.
    Rastsisht shkova per te marr certifikaten e shkolles aty afer
    takova nje indjan muslima,me nje kem te prere ne biciklet I cili
    kekonte te martohej me nje muslimane qe kishin ardhe
    refugjate nga. Kosova.une I thash nuk injof merr taksi Shoko tako pergjegjsin en,
    dhe bisedo.
    Ai hindian me pyeti e takova shiptarin??jo I thash.
    duke biseduar me idiani erdhi nje meso burr ,indiani I tha eshte
    shqitare
    shqipare je ??po ju pergjigj nga isha,pyetje ,,,e treat.. a je komunisste??
    Jo nuk kame qene ase nuk jame.kishte urretje e shpesh me
    thoshte a ke qene komuniste’??ishte nga kavaja(f.hoxhe) imer tahir kibja
    ikur nga ushtria ne topojan ne kuksite,pushken e kjshte
    lene buze kufirit shqiptare ne kammpe e burgj 10 vjete plote.
    I njfte krejt diasporen e burgjeve e kampeve,bashkpuntoret e
    spiunet.kishte njohuri per kosoven,camerin,popullsin,siperfaqen disa her fute ne burg pose kishte thane :e pperserit ”Kosovar e Cambria Jane shqiptar”
    popullin e kosoves e donte shume me kane shpetuare jeten sidomose nje familje ne pristine afer nje xhamije.
    Ai ka dhee 1000 dollare per luften ne kosov,Ai kishte qene supr por mirrte vetem 400 dollar ndihma.
    Fati keq I tij e kishte shtypur autobusi fisamonik ne mahattan.Pas disa muajsh merr telefon policia?thash ku kam gabuare se isha dhe pa dokumente..
    ” zyra policies Jami Fa,docin kerkojm ju lutem shtanga nje moment???y????
    po thash une jame…Nuk vonoj A njef. I.t.k????po ju thash,medova mos eshte ndonje incident?? e ke gje ??families apo shok?? jo,,,, une u pergjigja shok.Na fali por ka vdekur..nga se ju thash??????,,,po kure????muaje me pare.(esht ne morg) per te mos u zgjatur Ne new jesey kishte vdekur nje koleg dr muhamet maci,une ne kujtim shkrova nje artikull ne gazeten ” Illyria ” ?N.Y. permedej ku ishte dhe emir i.t,k.\(dajet e dr .Ishin Celeste e kovacit te malsis gjakoves.(f.islam celes me kusherinjet) Qe e kishin mbajte dr,kure kishte ardh ne fillim pas viteve nentedhjet dhe i.t.k..fliste me simpati te madhe se I kishte njohur ne kampeve e burgjeve Si burr patriot trim,besnik te ndeshem )..Ai e kishte ble gazeten e vu ne kurniz kur policia ka thyer bannese pas disa
    muajsh ka shikur gazeten autori f.v.d.new York, ka ne gjetur, adresen e telefinin time.(pune policie)
    Tani. U bera pergjgjes per varrimin.mora telefon ambassden e misinin,gazertat, mr.gek gjonleken.dr.anna Cohen d.k.

    Ms.dr. Anna Kohn(une u zgjata Si e qysh,dr kishte qene me pacient me gjith ate me degjoi e me udhzoi)kishte qene dukepunuare,pasi me degjoi than:”
    ” po te jape numri e “mitrave. qiriazi” merri motet bisedo pastaj do bisdoj dhe une e Dicka beet(oh Sa u gezova cur tha”do behete”,shpresova e besova shume shume),njoftova njeren Nga ”Shqipet’ e tjetra ”Shqipe” me tha: varrimin e mere per sipper” xhamija e state Island”neder merge ne teleflne.
    Efalenderova perzermersishte.”une nuke ju thrash gje per ndihma por at m.q.botuan nje njoftim qe nuk e sshurdherin apo hicgje. ,.
    Mori Mr..Gjek Gjonlekaj tha:” e merre persiper ”xhaminja e brooklynit,dhe nje patriot dibrane do te jap varrin e vets,( te me falin familja jaerevqe kana sakriikuare shume per njeri tjetrin. kame harruare ermine (ne arkiven time te Vogel kame dhe nje dosje per Imre Tahir kiben eshte dhe biseda e publicistit mr.Gjek Gjonleka etj.).
    Nuke e kisha qellimin me treguare historin por perkushtimin e
    shqiptarve per HEBREJT dhe karakterin e 3-4 hebrajve-qe kan punan me ndershmeri e perkushtim te jashtzakonshem,keta qe mbanin komshiteJane qe Kame njohure une Si Die e kete shqiptaret qe u permenden me late ka me qindra e Mira Hebrej e shqiptar. Nje vlonjat por s’kam autorzim ,,tregoj po qysh ka ndodhur qe x .y .ka traguar per shqiptarin qe Mbane partizanet dhe gjermabet I dogjen shtepin shqiptarit.”PO Jane po shqiptaret qe nuk treguane oer asnje refugjate hebre ”.
    Mendojm Gazetav e gazetari me kete artikull ka bere nje pune jashtzakonisht te mire si intelekrtuale e Si patriot I square..
    Por kjo duhet shoqerohet nga shoqate,fondscine e institutione te nderyshe,drejtuare shtetit Izdraelit,komisionit cmimit Nobel
    Urojm qe Populist Shqiptare ti jepet Cmimin”‘NOBEL”
    Ng a Komisioni.”Per Kontributin e sakrificat e jashtzakonshme per streaming e hebrejve nga
    ” hollokausi gjate luftes dh te boterore die trajtimin e tyre Si te shenjete te njerzimite,,”
    Kjo edhte nje deshire por dhe merite e
    munguare nder vite..
    Akademite e shkencave,Arkivat ,,biblotekat
    ,,komitete e veteranve
    ne shqiperi,Kosov,pse Jo dhe gjith
    shqiptaret ne male te zi,sanxhak,
    serbi,luginen e presbeves,nishin me rethin,
    maqedoni,,selaniku,,janina,

    dhe gjith institutcionet e disposes me ne Krye
    shoqatate Shqiptaro-Izraelite duhet
    paraqesin propozime per
    Dekorimine.me Cmimin “‘NOBEL”
    Le te shoresojme
    Faybardh Doc
    Scientific Collaborator

    Prof. Muharrem Dika
    New York
    March 23 2017
    23.45 pm

Comment

*