PSHERËTIMA E NËNËS

JULIA GJIKA

Julia Gjika

I lamë të gjitha dhe ikëm,
nga sytë këmbët.
Pa kthyer kokën prapa,
një gur i vumë zemrës.
Për varret nuk u kujtuam,
tani na dalin në ëndërr.
Babai na bënte dritë,
me cigaren fik e ndiz.
U ndamë në errësirë.
Nxituam pa dalë dita,
para se vesa të tretej.
Lotët e nënës nuk i pamë,
por dëgjuam psherëtimën,
e morrëm me vehte,
për t’a patur,
deri në rënkimin tonë të fundit.
Ah, nënë!
6 / Janar/ 2021.

Comment

*