PTK-ja shpenzoi afro 37 milionë euro për marketing gjatë 14 vjetëve

Prishtinë, 30 gusht 2019 – Telekomi i Kosovës i ka shpenzuar afër 37 milionë euro për shërbime marketingu për 14 vjet.

Rritja enorme e shpenzimeve për këtë kategori ka nisur më 2008, kur menaxhimi i kësaj ndërmarrjeje ka kaluar nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (tani Agjencia Kosovare e Privatizimit) tek institucionet qeverisëse të Kosovës. Nga 1.5 milionë euro, sa janë shpenzuar deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 2008, kjo shumë është rritur për 288 për qind një vit më pas, përkatësisht në 6 milionë e 96 mijë euro, shkruan “Koha Ditore”

Këto dhe të tjera të dhëna janë përfshirë në raportin e Komisionit parlamentar hetimor për gjendjen në PTK.

Rreth 4.8 milionë euro janë shpenzuar për marketing edhe më 2010, ndërsa në vitin 2011, kur PTK-ja u nda në dy ndërmarrje, Telekom dhe Posta e Kosovës, sboenzimet për marketing kanë rënë në 1.9 milionë euro.

Gjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017, shpenzimet e ndërmarrjes së re “Telekomi” janë rritur deri më shumë se dyfushi, ndonëse fitimet e ndërmarrjes kanë rënë vazhdimisht. Më 2016 ishin shpenzuar 3 milionë euro në marketing, ndërsa në vitin 2016 ishin shpenzuar 3.9 milionë euro.

Për 14 vjet Telekomi i Kosovës i ka shoenzuar afër 37 milionë euro për shërbime marketingu. (r.m.)

Comment

*