PTK po operon me humbje të mëdha, 16 milionë në vitin 2017

Prishtinë, 8 prill 2018 – Posta dhe Telekomi i Kosovës po operojnë më humbje të mëdha.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, e ka cilësuar shqetësues faktin se edhe Telekomi edhe Posta operojnë me humbje të mëdha dhe bashkërisht kanë arritur 16 milionë humbje.

“Vetëm Telekomi ka mbi rreth 15 milionë euro humbje vetëm gjatë vitit 2017, ndërsa posta rreth 1 milion euro. Ndërsa posta mbijeton nga qiraja e Telekomit dhe nga këto mjete shpërndahen edhe pagat”, ka thënë Lluka.

Sipas tij, problemet e PTK-së me mungesën e pagave për punëtorët janë pasojë e mungesës së bordeve.

“Posta e ka bordin funksional, ndërsa Telekomit i është krijuar bordi qe një javë. Është e vërtetë që ka pasur mungesë të pagave, si rezultat i mungesës së Kryeshefit Ekzekutiv dhe të bordit. Ndërsa tash, qe një javë, është formuar  edhe bordi  dhe si rezultat, meqenëse bordi është formuar,  pritet të zgjedhën këto probleme”, ka thënë ai.

Ministri Luka ka thewnw se Qeveria po bwn pwrpjekje tw ndihmojnw pwrmirwsimin e gjendjes financiare tw PTK-sw.

“Ne jemi duke shqyrtuar një mundësi që të ngritim financat në Postë. Jemi duke u munduar që, së bashku me Qeverinë, të mundësojmë që skemat pensionale të shpërndahen përmes Postës. Ne do të mundohemi që përmes kësaj të ngrisim inkasimin për këtë kompani”, ka shtuar Lluka, transmeton Arbresh.info. (r.m.)

Comment

*