Dr.Gjylie Rexha boton “Etosi i humbur – Politika dhe media publike e Kosovës”

Përmbajtja e librit, sikurse thekson autorja dr.Gjylie Rexha, është rezultat i studimeve doktorale në Universitetin Shtetëror të Tiranës

Gazetarja dhe pedagogia dr.Gjylie Rexha publikoi librin e saj “Etosi i humbur – Politika dhe media publike e Kosovës”.

Autorja thotë se libri trajton njërën ndër çështjet më të diskutueshme në sistemin e mediave në Kosovë: raportin ndërmjet faktorëve me pushtet politik, me median e vetme që ka statusin ligjor të transmetuesit publik në Kosovë, si dhe reflektimin e tij në vlerësimet dhe kërkesat e audiencës.

E graduar “Doktore” në në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Gjylie Rexha është redaktore në radion “Kosova” të Radio Televizionit të Kosovës, enti publik/shtetëror i transmetimit në shtetin e dytë shqiptar, Kosovë.

Përmbajtja e librit, sikurse thekson dr.Rexha, është pikërisht rezultat i studimeve doktorale dhe u botua nga shtëpia botuese “Orfeu” në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë.

“Personalisht, – vëren autorja dr.Rexha pedagoge në Universitetin UBT në Prishtinë, – vlerësoj se libri “Etosi i humbur – Politika dhe media publike e Kosovës” shënon fillimin e kthimit të borxhit ndaj vetes, për dy dekada karrierë në gazetari dhe tetë vjet studime në lëmin e gazetarisë dhe komunikimit”.

Me prejardhje nga Ulqini i Shqipërisë Veriore në shtetin e sotëm të Malit të Zi, dr.Rexha falënderoi me rastin e publimit të librit, të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.

Comment

*