Publikohet programi i mbledhjes dyditore të qeverisë në Vlorë

Për dy ditë me radhë më 13 dhe 14 tetor, mbledhja e Këshillit të Ministrave do të bëhet në Vlorë

Nesër në orën 10:30, bëhet nisja nga Tirana ku do të inspektohet investimi për rehabilitimin e skemës së ujitjes së Krutjes në dalje të Lushnjës, për të vijuar më pas me një drekë në vilën qeveritare në Vlorë.

Në orën 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Ministrave në Pallatin e Kulturës së qytetit, e shoqëruar me një dalje publike nga zv/kryeministrja Senida Mesi.

Në orën 18:00 zhvillohet një konsultim publik në kuadër të buxhetit të vitit të ardhshëm në hollin e Universitetit “Ismail Qemali”.

Darka do të jetë e gjerë në një nga restorantet në Vlorë, ku përveç ministrave do të jenë edhe kryebashkiakët, deputetët, kryetarët e këshillave dhe prefekti.

Të shtunën, ministrat do të zhvillojnë një mëngjes pune me drejtuesit e institucioneve në varësi, për t’u pasur në orën 9:00 në mbledhjen e kryeministrit dhe ministrave me të gjithë drejtuesit e administratës në Pallatin e Kulturës.

Në mesditë, kryeministri Edi Rama dot ë zhvendoset në Kaninë ku edhe do të drekojë me një familje, ndërsa ministrat do të zhvillojnë takime të tjera sipas sektorëve përkatës.

Zbarkimi i kabinetit qeveritar në Vlorë përfundon në orën 18:30.

OraNews

Comment

*