Publikohet videoklipi i këngës së Botërorit “Rusi 2018” (video)

Është publikuar edhe videoklipi shumëngjyrësh i këngës së kampionatit botëror të futbollit “Rusi 2018”. Himnin e këtij kampionati e këndojnë Era Istrefi, Nicki Jam dhe Will Smith.

Publikimi i këngës në versionin audio u prit shumë mirë nga publiku, duke marrë mbi 17 milionë klikime për vetëm dy javë.

Ku është një sukses i madh i këngëtares kosovare Era Istrefi, dhe këngëtarëve të njohur Nicky Jam dhe Ëill Smith.

Videoklipi është pritur me shumë interesim nga publiku, pas publikimit të versionit të saj audio, i cili u prit shumë mirë nga publiku, duke marrë mbi 17 milionë klikime për vetëm dy javë.

Himbi i botërorit pritet të bëhet njëri ndër hitet kryesore të kësaj vere.

Shumica e xhirimeve të videoklipit janë bërë në Rusi, ku Era Istrefi shpalos edhe aftësitë e saj në kërcim.

Me këtë këngë, Era Istrefi, afirmohet edhe më shumë në arenën ndërkombëtare, e cila sivjet ka qenë shumë promovuese për këngëtarët shqiptarë. Gjatë këtij j]ka vazhduar vezullimi i yjeve të Rita Orës, Dua Lipës, Era Istrefitm Ermal Metës, etj.

Muajin e kaluar, Dua Lipa e ndezi publikun me hitet e saj, para fillimit të ndeshjes finale t ë Ligës së Kampionëve, në stadiumin e futbollit në Kiev, në Ukrainë. (r.m.)

 

Comment

*