Putin falenderon Presidentin Trump: Ndihma nga CIA, shmang sulmet terroriste në Shën Petërsburg

MOSKË (AP) — Presidenti rus Vladimir Putin ka telefonuar Presidentin Donald Trump të dielën për ta falenderuar për sinjalin nga CIA që ndihmoi në ndalimin e një serie shpërthimesh në Shën Petërsburg, bëri të ditur Kremlini.
Putin shprehu mirënjohjen e tij gjatë telefonatës për informacionin e dhënë nga CIA që i dha mundësi agjensisë kryesore të brendshme ruse për të gjurmuar dhe arestuar grupin e të dyshuarve që po planifikonin vendosjen e një kombe në Katedralen e Kazanit dhe pika të tjera shumë të populluara.
Presidenti rus i kërkoi Presidentit Trump që t’i kalonte falenderimet e tij CIA-s dhe e siguroi se agjensitë e rendit publik në Rusi do të veprojnë në mënyrë të ngjashme në të ardhmen sa herë të kenë ndonjë informacion për sulme të mundshme terroriste kundër Shteteve të Bashkuara.
Kjo ishte telefonata e dytë brenda javës mes dy presidentëve. Ditën e enjte sipas Shtëpisë së Bardhë, Putin e uroi Presidentin Trump për ecurinë e suksesshme të ekonomisë amerikane gjatë vitit 2017/
Presidenti Trump ka premtuar gjatë fushatës se do të krijojë marrëdhënie të mira me Rusinë, po planet e tij nuk janë vënë dot në zbtim për shkak të votës masive të Kongresist amerikan për të riforcuar sanksionet kundër Rusisë derisa ajo të pushojë luftën në Ukrainën Lindore dhe të rikthejë krahinën e pushtuar të Krimesë. Këtë qendrim po mban edhe Bashkimi Europian.
Vetë ekipi i fushatës presidenciale të Presidentit Trump është nën hetim për bashkëpunim me Rusinë për të manipuluar informimin publik amerikan. Për kritikët, shumica e tyre Demokratë, ndërhyrja e fshehtë e shërbimeve sekrete ruse përbënin një sulm ndaj demokracisë dhe sovranitetit amerikan.
Presidenti Trump i ka hedhur poshtë akuzat si refuzim për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Mirëpo, disa bashkëpunëtorë të presidentit si gjenerali Michael Flynn dhe analisti George Papadopoulos kanë pranuar se kanë gënjyer gjatë intervistave me FBI-në dhe rrezikojnë burgun. (Ruben Avxhiu)

Comment

*