Putin: Sulmet ajrore të SHBA e aleatëve – akt agresioni ndaj Sirisë

Moskë, 14 prill 2018 – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dënuar sulmet e SHBA-së, Mbrëtërisë së Bashkyar dhe Francës ndaj kapaciteteve të armëve kimike në Siri, duke i quajtur ato si një “akt agresioni”.

Aiu ka thënë se, me këtë veprim, SHBA-ja dhe aleatët e saj, e shkelën Kartën e OKB-së për të Drejtën Ndërkombëtare.

“SHBA dhe aleatët e saj goditën objektet civile dhe ushtarake në Siri, duke shkelur Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare”, ësdhtë shprehur Putin.

Sipas tij, me këto veprime, Uashingtoni po nxit vetëm një valë të re të azilkërkuesve nga Siria dhe nga gjithë rajoni.

Putin ka thënë se Rusia do të thërrasë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar mbi “veprimet agresive” të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. (r.m.)

One Response to “Putin: Sulmet ajrore të SHBA e aleatëve – akt agresioni ndaj Sirisë”

Read below or add a comment...

  1. Veterinari i Putinit says:

    OKB eshte nje OJQ……. Edhe lirisht le te diskutoje kjo OJQ…..per sulme …….

    Putini eshte nje pis edhe ne Horoskop……

    Perndryshe 335 Milion Amerikan …..o Putin Mutini. Taq…….. Nonen e qenefit RUSIK.

Comment

*