Putini e fton Vuçiqin në Moskë

Beograd, 9 nëntor 2017 – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka ftuar në vizitë në Moskë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vizita do të realizohet në gjysmën e muajit dhjetor.

Ftesa e Putinit i është dorëzuar Vuçiqit nga ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Çepurin.

Vuçiqi ka thënë se është shumë e rëndësishme që ai do të ketë rastin të takojë presidentin Putin dhe të bisedojë për marrëdhëniet dypalëshe dhe për “propozime konkrete për avancimin e dialogut politik dhe të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Sipas njoftimit të kabinetit të vuçiqit, një nga temat e diskutimit do të jetë edhe bashkëpunimi në fushën e energjetikës.

Vuçiq ka thënë se shpreson që me Putinit të bisedojë edhe për marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor e në Evropë, si edhe për gjendjen politike dhe ekonomike globale. (r.m.)

Comment

*