Emigracion: Pyetje rreth kohës së zgjatjes së procesit në rastin e fejesave

Avokati Kieran Both

Rubrika “Çeshtje  të Emigracionit”: Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve të lexuesve.

 

Një lexuese e rubrikës sonë na shkruan:

I fejuari im është në Amerikë. Ne mendojmë të martohemi sëshpejti. Sa kohë do të pres  për përgjigje nga Emigracioni (USCIS) pasi të jetë marrë aplikimi për  vizën K-1?

IL

Përgjigje: Koha e përafërt për  këtë lloj aplikimi(I-129F) në Shërbimin e Emigracionit dhe të Shtetësisë amerikane  shkon nga 5 deri në 9 muaj e gjysmë. Zgjatja e procesit varet nga dita që kërkesa është marrë  nga Emigracioni. Koha që parashikohet për  mbarimin e procesit mund të gjendet në adresen www.egov.uscis.gov/processing- times/. Pasi Emigracioni  mbaron procesin e vet, dokumentat shkojnë në Qëndrën Nacionale të Vizave për vazhdimësinë e tij. Kur procesi kompletohet e fejuara e aplikantit shkon në konsullatën amerikane për intervistën dhe marrjen e vizës. Ajo do të intervistohet hollësisht lidhur me mardhëniet me të fejuarin e saj dhe përse kërkon të martohet me të, cili është qëllimi. Kjo intervistë është shumë e rëndësishme , prandaj çifti duhet të bisedojë sëbashku për gjithëçka,  të rikujtojnë datat më të rëndësishme të lidhjes së tyre. Kur dhe ku u takuan për herë të parë, si apo kush i prezantoi me njeri tjetrin. Nëse e fejuara pranon para përfaqsuesit të ambasades se po martohet me të në shkëmbim të parave  që do t’i japë prindërve të saj, viza për martesë do të refuzohet.

Nëse viza aprovohet, e fejuara hyn në SHBA me vizën K-1.  Çifti duhet të bëjë martesë ligjore brenda 90 ditëve nga ardhja e saj në Amerikë. Nëse vajza martohet me dikë tjetër e jo me të fejuarin që ka aplikuar për të, ajo dëbohet nga Amerika. Nëse gjthëçka bëhet sipas ligjit amerikan, atëhere e fejuara ka të drejtë të kërkojë të bëhet rezidente  e përhershme e SHBA në se ky është qëllimi isaj.(Dmth të jetojë e punojë përgjithnjë në këtë vend). Formulari për këtë qëllim është Form I-485.

 

Letër 2.

Burri im i ardhshëm jeton në Amerikë dhe ka green card. Unë kam në kokë mendimin që  të marr një vizë turistike dhe të shkoj në Amerikë për nja 90 ditë dhe pastaj të kthehem  në Shqipëri ku banoj. Nëse i fejuari im aplikon për green card për mua, sa do të zgjasë procesi?

Anonim.

Urimet më të mira për martesën tuaj. Por për fat të keq ju nuk mund të merrni vizë të fejuare sepse vetëm shtetasit amerikan mund të bëjnë kërkesë për të fejuarën e tyre. Ju nuk mund të bëheni menjëherë  e ligjshme për green card  dhe ju nuk mund të lejoheni të qëndroni në SHBA pas skadimit të vizës së turistit. Por ka një mënyrë tjetër për të marrë green card edhe pa e patur burrin shtetas amerikan, por  si banor i përhershëm i këtij vendi.

Gjatësia e kohës që ju duhet të prisni  bazohet në datën kur burri yt ka mbushur formularin I-130( Alien Relative  Petition). Atë datë do ta gjeni në letrën që do të merrni nga Shërbimi i Emigracionit(USCIS) Kjo mban shënimin “Priority Date”. Mirëpo edhe kur aplikimi( Form I-130) të aprovohet, ju duhet të prisni deri sa datës prioritare t’i vijë radha, që të merrni vizë. Për derisa bashkëshorti juaj është resident i përhershëm por jo shtetas amerikan, atëhere preferenca,  sipas procesit,  për ju është F2A dmth kategoria(gratë dhe fëmijët e pamartuar të  rezidentëve permanentë)

Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) këtë kohë po fillon të përpunojë dokumentet për peticionet e F2A që kanë datat prioritare në ose para datës 1 dhjetor 2017. NVC do t’i njoftojë aplikantët që kanë këtë datë, për vizën e emigrantit (IV), për  deklaratën e mbështetjes finaciare(Affidavit of support- AOS) për pagesën e tarifave. Çdo person që emigron në bazë të peticionit të një të afërmi duhet të ketë një sponsor financiar. Dosja e dokumentave tuaja duhet të jetë e plotë. Dokumentat nuk do të dërgohet në Ambasadën e SHBA në Shqipëri derisa viza të jetë në dispozicion.  Prandaj NVC njofton palët muaj më parë kështu që dokumentet mund të përfundojnë kur viza të jetë në dispozicion. Në këtë kohë(shtator 2018) vizat janë në dispozicion  për kërkesat për F2A të paraqitura më ose përpara  22 korrikut 2016. Ju do të duhet të prisni të paktën 22 muaj, që nga data e aplikimit, para se t’u vijë radha e  intervistës në ambasadë.

Lidhur me këtë temë mund të gjeni informacion shtesë në faqen e internetit të Emigracionit (USCIS ) në www.uscis.gov ose në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara (DOS) në www.travel.state.gov/

Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe  veçanërisht emigrantët me informacion që të kërkojnë ndihmë  në mënyrë të pavarur. Ne inkurajojmë komentet dhe pyetjet tuaja. Ju falënderojmë për pyetjet tuaja të vazhdueshme. Ne do të përpiqemi t’u përgjigjem sa më shumë prej tyre në rubrikën tonë të përjavshme të Emigracionit . Na shkruani në adresën tonë e-mail tek [email protected] 

 

Comment

*