Qato: Luftë pa kompromis ndaj çdo zyrtari të korruptuar

Biznesi shqiptar i ka ngritur ministres për Mbrojtjen e Sipërmarjes  një sërë problematikash për të cilat ka kërkuar zgjidhje.Kreu i dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka kërkoi që kontrollet ndaj subjekteve të mos jenë subjektive.

Nikoli Jaka: “Ajo çka ne duhet të trajtojmë me shumë kujdes është sfida që ne kemi. Reforma që sot ka ndezur debatin është ai i inspektimit, pra për ligjin e inspektimit dhe heqjen si barrë inspektoriatet e panevojshme.

 Ministrja për mbrojtjen e Sipërmarrjes premtoi masa të ashpra ndaj të gjithë zyrtarëve që tentojnë të zhvasin sipërmarrësit.

Sonila Qato: “Atë të luftës pa kompromis të çdo zyrtari që pengon, apo zhvat aktivitetet tuaja. Ndaj çdo procedure burokratike ku ju përballeni.

Në takimin  me Ministren e  Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes morën pjesë  përfaqësues nga 24 shoqata biznesi të Shqiperisë

/Oranews.tv/

Comment

*