Qendra “Borea” do të ndërtohet nga një konsorcium italiano-zviceran

Prishtinë, 15 prill 2017 – Pas vlerësimit të ofertave të dy operatorëve për ndërtimin e qendrës turistike “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut, Komisioni komunal i Pejës e ka shpallur fitues konsorciumin italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”, shkruan sot Koha Ditore.

Pas fazës së kërkesave për kualifikim, në fazës vijuese për propozim kanë qenë të kualifikuara edhe kompania sllovene “GH Holding d.d.” dhe konsorciumi italiano – zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”.

Si kriter kryesor ka qenë oferta e taksës më të lartë koncesionare, e cila në fakt konsiderohet edhe si çmimi që ofrohet në këtë tender.

Sipas kriterit të vlerësimit të përcaktuar nga Komuna, projektin e ka fituar ai që ka ofruar tarifë më të lartë të koncesionit nga bruto të hyrat vjetore.

Në partneritetin publiko-provat, ky kriter konsiderohet ndër kriteret më objektive në përcaktimin e përfituesit të projektit, në të cilin investimi do të jetë 100 për qind nga operatori i përzgjedhur. (r.m.)

Comment

*